Sot ‘foltorja’ e Berishës te Kryeministria, policia plan masash: Ja rrugët që bllokohen

15 Dhjetor 2025, 14:08Kronika TEMA
Sot ‘foltorja’ e Berishës te Kryeministria, policia plan

Policia me plan masash për protestën e opozitës sot para Kryeministrisë. Opozita do të mbajë ‘foltoren’ e radhës në orën 18:00 deri në 20:00, nd%rkohë që disa rrugë do të bllokohen.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me tubimin e njoftuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, që do të zhvillohet sot nga ora 18:00 deri në 20:00, përpara godinës së Kryeministrisë, Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat e nevojshme, nme qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së tubimit. Konkretisht:

-Nga ora 15:00 e deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të dinamikës së tubimit, mund të vendosen kufizime të përkohshme të qarkullimit edhe në akse të tjera rrugore. Për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, Policia e Tiranës ka parashikuar devijimin e trafikut në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve të shmangin lëvizjen në akset që do të bllokohen dhe të përdorin itinerare alternative, në mënyrë që të mos pengohet lëvizja e lirë e pjesëmarrësve në tubim.

2 Komente

  1. M
    Mos bllokoni asnje rruge

    Mos bllokoni asnje rruge , lereni te beje akte vandalizmi te thyejne , djegin, shkaterojne per ta kuptuar edhe ata pak débil qe ky grupim rrugaçesh eshte antishqiptar...

    Përgjigjjuni
    1. x
      xhoxhi

      Nuk e kuptoj pse i jepet lejë?Njerzit kanë punët e tyre policia bllokon rrugët për sali hajvanin...Vetëm kur mblidhet populli atëhere lejohet protesta jo kur duan partitë për tu tallur...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje