SPAK kërkon 1 vit burg për ish-drejtoreshën e ARRSH, Sonila Qato

21 Janar 2025, 11:01Kronika TEMA
SPAK kërkon 1 vit burg për ish-drejtoreshën e ARRSH, Sonila Qato

Prokuroria e Posaçme shpalli pretencën për ish- drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato, e akuzuar për veprën penale “Shkelje e barazisë në tendera”, si dhe për ish- zyrtarët e tjerë, të cilët u morën të pandehur për tenderin në vlerë 19 milionë euro të tunelit të Skërficës, në rrugën Kardhiq-Delvinë.

Për Sonila Qaton dhe Elona Gogon, SPAK kërkoi 1 vit burg me dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojnë funksione publike. Ndërsa për Simon Prendin, organi i akuzës kërkoi 2 vite burg dhe që për 3 vite të mos ushtrojë funksione publike.

Për dy anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave Almir Hoxhaj dhe Arbër Troka u kërkua 2 vite burg me dënim plotësues, 3 vite heqje nga e drejta par të ushtruar funksione publike.

Prokurori Elvin Gokaj kërkoi dënimin e Ardit Salillarit me 9 muaj burg, për Admir Pahumin 1 vit burg dhe për Nikollaq Mihalin 8 muaj.

Organi i akzuës po ashtu i kërkoi togave të zeza që Arjana Hasani të dënohet me 2 vite burg, ndërsa Miranda Shkurti me 8 muaj.

Hetimet për Qaton dhe ish zyrtarët e tjerë përfunduan në muajin tetor të vitit 2022.

Kallëzimi penal u bë në strukturën e posaçme antikorrupsion në muajin shtator të vitit 2019 nga kompania “Gjoka Konstruksion”, e cila pretendoi se është përjashtuar në mënyrë të padrejtë dhe antiligjore nga prokurimi.

Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato dhe disa ish-vartës të saj akuzohen se favorizuan një shoqëri në tenderin 19 milionë euro të tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë në vitin 2019. Qato i mohon akuzat.

Në datë 5 shkurt ora 14.00 do të bëhet mbrojtja, ku më pas gjykata do shpallë vendimin mbi kërkesën e prokurorisë së posaçme.

3 Komente

  1. S
    Sadiu

    Ky SPAK problem të madh paska pabarazinë në tendera, vrasjet dhe vjedhjet e shkatërrimet e bëra nga Saliu nuk i bëkan përshtypje. Po a di SPAK kush është Fusha, kontrolloni punët e tija, sponsorizimet e tija e pastaj dënoheni ish Drejtoreshën. Është 21 janari sot SPAK, shikoje këtë pak po gjete kohë.

    Përgjigjjuni
    1. S
      SPAK

      Nje turp i vertete, kjo pretence pasi eshte e paplote ne teresine e saj - Gjoka Konstruksion duhet te ishte per ndjekje penale. Pyetja shtrohet: Pse nuk u hetua sic duhet falsifikimi, qe Gjoka i beri tuneleve te Rruges se Arbrit dhe qe zonja i denoncoi? Me ate falsifikim, Gjoka (kompani e familjes kryeministrore) fitoi tunelin e Kardhiqit, duke e perdorur si reference per pune te ngjashme. Nje turp i vertete.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fisxo

        VJEDHIN dhe GRABISIN MILIONA €URO dhe RRĒNOJNË JETËN e 1 MILION FAMILJEVE SHQIPTARE , SHKATËRROJNË edhe tē ARDHMEN e 300 MIJË FËMIJËVE SHQIPTARË , dhe në FUND GJYKATA TALL KARÉT me 1 VIT BURG !¿¿! PO PARATË a u KTHYEN në BUXHETIN e SHTETIT ??????????? PSE NUK i KONFISKON SHTÉPITË dhe gjithë PRONAT. GJYKATA kètyre GJAK PIRËSVE dhe GRABITQARÉVE tē URRYER ?????????????? Në KORENĒ e JUGUT ai Presidenti RREZIKON DËNIM me VDEKJE , sepse BURGUN e PËRJETSHËM e ka 100 % të SIGURT , vetēm se ngriti USHTRINĒ nē ALARM pèr 10 ORË , dhe AS VEAU NJERI , AS GRABITI NDONJË BANKË apo NDONJĒ THESAR tē SHTETIT , kurse kètu tek ne në SHQIPÈRI , VJEDHIN dhe GRABISIN MILIONA €URO dhe SPAK me GJKKO TALLIN BYTHËN me MILIONA €URO të POPULLIT SHQIPTAR , duke ju FËRKUAR Kurrizin HAJDUTËVE dhe duke i MOTIVUAR të tjerèt për të VJEDHUR akoma më SHUMË ¿¿¿¿¿ !!!!!! T U R P T U R P T U R P

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje