Të akuzuar për drogë, vjedhje e grup kriminal, ekstradohen drejt Italisë 3 pjesëtarë në organizata kriminale

12 Qershor 2025, 14:10Kronika TEMA
Të akuzuar për drogë, vjedhje e grup kriminal, ekstradohen drejt

Tre persona të cilët janë pjesëtarë në organizata kriminale janë ekstraduar këtë të enjte nga Tirana drejt Italisë në vijim të bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Në kuadër të operacionit “The Wanted” për ekstradimin e shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë u ekstraduan, Ervin Dema, Edmond Zhuja dhe Klaus Nikolli.

-Ervin Dema, 40 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

-Edmond Zhuja, 41 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

-Klaus Nikolli, 33 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Lini një Përgjigje