Selim Velsula u masakrua me thikë nga kushëriri, autori pas krimit telefonoi motrën: E bëra vrasjen

12 Qershor 2025, 10:05Kronika TEMA
Selim Velsula u masakrua me thikë nga kushëriri, autori pas krimit

Dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Xibër të bashkisë Klos, ku 65-vjeçari Selim Velsula humbi jetën si pasojë e një sulmi me thikë.

Viktima jetonte prej vitesh në fshat së bashku me bashkëshorten e tij dhe kishte një jetë të qetë. Rreth orës 16:00, ai i kishte kërkuar gruas që ta ndihmonte për të nxjerrë bagëtinë në pronat e tyre mbi fshat. Pasi kishte nxjerrë bagëtitë, ai është kthyer për të marrë një shishe me ujë dhe ishte afruar sërish në zonën ku mbante bagëtinë.

Në ato momente, sipas burimeve të 'BalkanWeb', kushëriri i tij, 28-vjeçari Hazbi Velsula, i cili prej vitesh jetonte në zonat rurale të Tiranës, por kohët e fundit ishte rikthyer në pronat familjare në Xibër, i kishte bërë thirrje viktimës të afrohej, duke i thënë se kishte “një muhabet”.

Në atë moment, dyshohet se e ka sulmuar me thikë disa herë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Selim Velsula ka rënë menjëherë në tokë nga goditjet, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja. Viktima, edhe pse i plagosur rëndë, ka tentuar të kthehet drejt banesës, por nuk ia ka dalë. Në rrugën e fshatit është gjetur i shtrirë dhe pa shenja jete nga një banor i zonës, i cili po shkonte të merrte ujë për vaditje. Ky i fundit ka njoftuar menjëherë bashkëshorten e viktimës dhe më pas banorët e tjerë.

Mësohet se autori i dyshuar, Hazbi Velsula, pas krimit ka telefonuar motrën e tij, duke i thënë: “E bëra vrasjen me thikë”.

Motra ka njoftuar policinë dhe forcat e policisë kanë rrethuar zonën ku ishte fshehur autori. Dyshohet se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shëndetit mendor.

 

1 Komente

  1. a
    aleksander

    e keqja me keta barbaret maloke islamike, eshte se kane zbritur dhe kane zaptuar te gjithe shqiperine e mesme dhe ate te jugut, keta dreqeer qe as dreqi nuk i do, jane fatkeqesia me e madhe e shqiperise, keta bastarde gjithmone jane bere me pushtuesit, shikoni veriun , 90% jane bere islamike bastarde duke i sherbyer me devotshmeri turkut edhe ne ditet e sotme.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje