VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, dyshohet për dy viktima

26 Prill 2026, 15:13Kronika TEMA
VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, dyshohet

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në zonën e Balldrenit, në Lezhë, ku sipas informacioneve paraprake raportohet për dy persona të vrarë.

Policia është nisur për në vendngjarje  ndërkohë që ajo që raportohet është se është qëlluar në drejtim të një automjeti tip “Audi Q7”, Pamjet që vijnë nga vendngjarja tregojnë shenjat e plumbave në anën e majtë të automjetit në anën e shoferit dhe të pasagjerit

Lini një Përgjigje