Një 71-vjeçare është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi tentoi që të godiste me shufër hekuri një punonjëse të një institucioni për shkak të detyrës.
Gjatë kontrollit policia i gjeti në çantë edhe një shishe me benzinë, e cila më pas u sekuestrua si provë materiale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasen V. Sh., 71 vjeçe, pasi ka tentuar të godasë me shufër hekuri, punonjësen e një institucioni, për shkak të detyrës.
Gjatë kontrollit në çantë, iu gjet një shishe plastike e mbushur me lëndë djegëse benzinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.
Po mire mo pseudo gazetare, si nuk gerrmuat pak me shume se cfare e ka detyruar nje 71 vjeçare ne keto veprime ekstreme? Mbase eshte thjeshte e rrjedhur por mbase parazitet e administrates ja kane sjelle ne maje te hundes per ti zgjidhur problemin dhe nga deshperimi shkoi ne ekstrem. Por ju mjaftoheni te publikoni njoftimet per shtyp te Drejtorise se Policise. Jeni per te ardhur keq!
Hajde e moshuar hajde. 71 vjeçe, me shufra hekuri dhe shishe me benzinë. mendo tani kush dhe si do jenë pjellat e kësaj shtrige. Djemtë, nipërit dhe mbesat?!