Tentoi t'u ikte forcave Shqiponja, policia e Vlorës arreston 35-vjeçarin e shpallur në kërkim për vjedhje

8 Qershor 2025, 12:41Kronika TEMA
Tentoi t'u ikte forcave Shqiponja, policia e Vlorës arreston

Një 31 vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi ishte në kërkim për vjedhje.

Sipas policisë, ndaj të riut, gjykata e Vlorës kishte vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale vjedhja.  

I riu fillimisht ka tentuar të largohet por më pas është kapur nga shërbimet e forcave Shqiponja.

“Ndaluan shtetasin në kërkim J. M., 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili fillimisht ka tentuar të largohet, por më pas është kapur dhe vënë në pranga nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pasi ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje