Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nisin hetimet ndaj drejtorit të Ndërmarrjes së Pastrimit dhe 4 punonjësve të Bashkisë

8 Qershor 2025, 12:08Kronika TEMA
Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nisin hetimet ndaj

Pas zjarrit të rënë një ditë më parë në fushën e mbetjeve në Vlorë, Policia ka nisur hetimet për Drejtorin e Ndërmarrjes së Pastrimit dhe 4 punonjës të Bashkisë.

Sipas njoftimit të policisë Francesko Tozaj, Alpin Skëndaj, Luan Dalipaj, Endrit Delaj dhe Daniel Islamaj kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit.

Punonjësit që do të hetohen:

-Francesko Tozaj, 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë

-Alpin Skëndaj, 36 vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë Vlorë

-Luan Dalipaj, 56 vjeç, me detyrë manovrator në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë

-Endrit Delaj, 27 vjeç, me detyrë manovrator në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë

-Daniel Islamaj, 35 vjeç, me detyrë manovrator në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë:

referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. T., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë, A. S., 36 vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë Vlorë, L. D., 56 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe D. I., 35 vjeç, të tre me detyrë manovratorë në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë, pasi më datë 07.06.2025, rreth orës 12:18, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, si pasojë e temperaturave të larta, ka rënë zjarr në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane dhe shtetasit e sipërpërmendur kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit", informoi sot policia.

 

1 Komente

  1. v
    vlora***

    Po sikur vjet u hap dhe nje ceshtje nga SPAKU sikur ata zbriten disa here ne vlore ,cfare u be u mbyll ?kryetar i deshtuar ngeli duke mashtruar cdo here si per plazhet per plehrat per ujrat qe derdhen ne det

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje