Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë tre shtetas nga Sri Lanka, të identifikuar si Nandana Liyanage, Ajith Kankanilage dhe Kushan Wijesingha, pasi po tentonin të kalonin kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.
Të tre shtetasit janë ndaluar dhe ndaj tyre është ngritur akuza për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Njoftim i Policisë:
Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, bazuar te informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për goditjen e paligjshmërive, në PKK Qafë Thanë është ushtruar kontroll ndaj 3 shtetasve nga Sri Lanka. Secilit prej tyre ka tentuar të kalojë kufirin me leje për qëndrim në Itali, që dyshohet se është e falsifikuar.
Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit N. L., 57 vjeç, A. K., 51 vjeç, dhe K. W., 36 vjeç, të tre banues në Sri Lanka, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Mire aty asnje benefit per vendin nuk do sjellin kurre. Shif perpara