Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi dy telefona, kapet 41-vjeçari në Tiranë

2 Prill 2024, 13:16Kronika TEMA
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi dy telefona,

Një 41-vjeçar, banues në Tiranë, është arrestuar këtë të martë pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ai vodhi celularë në 2 biznese dhe dyshohet se ka vjedhur edhe veshjet të cilat i ka përdoror gjatë vjedhjes.

Sipas njoftimit të policisë, 41-vjeçari G. H., është dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve.


Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kishte kryer vjedhje në dy biznese në zonat respektive të dy komisariateve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Story”.

Në kuadër të këtij operacioni u ndalua shtetasi G. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe më datë 25.03.2024 ka vjedhur një celular në një biznes në zonën e Unazës së Re, ndërsa më datë 01.04.2024, ka vjedhur një celular në një biznes në Rrugën e Kavajës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët e vjedhur dhe veshjet të cilat autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.

1 Komente

  1. S
    Shkembi

    Qelbesira non grata e thyen cdo dite mase: arrest ne shtepi dhe nuk i ruhet askujt, ndersa per nje vjedhjes ordiner, qenka problem e u beka lajm. Drejtesi e pjerdhur!

    Lini një Përgjigje