Gjashtë shqiptarë janë në mesin e 28 personave ndaj të cilëve është lëshuar masë sigurie në operacionin me urdhër të Prokurorisë Publike të Milanos kundër një rrjeti të gjerë të trafikut të drogës nga Amerika e Jugut. Për 25 prej tyre u dha masa e arrestit në burg, ndërsa për 3 të tjerë arrest shtëpie.
Shqiptarët e përfshirë janë Marjus Aliu, Elvis Aliu, Fatjon Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani, nga Kavaja e Burreli, për të gjithë është vendosur masa 'arrest në burg'.
Elvis, Marjus dhe Fatjon Aliu janë nga Kavaja, ndërsa Artur Hoxhosmani nga Burreli. Shqiptarët lëviznin me Lamborghini në Milano e flinin në hotele luksi tip Armani Hotel etj. Artur Hoxohosmani rezulton i arrestuar në Shqipëri me urdhër të SPAK si i përfshirë në grupin e Plaurent Dervishajt, Erion Alibejt dhe bosit të Cinco-s, Ermir Ndrejaj, të akuzuar për trafikun e 6 ton kokainë me vlerë 411 milionë euro. Ndërsa emri i Marjus Aliut del në ngjarje të ndodhur në korrik të vitit 2019, ku pas një përplasjeje mes dy grupeve kriminale, mbeti i vrarë një kalimtar në rrugë.
Të akuzuarit i përkasin një organizate kriminale të lidhur me Ndrangheta-n e Lokridës, e cila, bashkë me shqiptarët, organizuan dhe financuan trafikun ndërkombëtare të drogës. Midis tyre është një shtetas kinez, i akuzuar për pastrim parash, i cili lehtësoi pagesat e drogës përmes sistemit informal të transferimit "fei ch'ien". Hetimi u krye kryesisht nëpërmjet analizës së bisedave në SkyEcc, dhe zbuloi një trekëndësh kompleks të bashkëpunimit midis kriminelëve nga Kalabria, Lombardia dhe Kampania.
Rrjeti logjistik me bazë në Milano
Hetuesit identifikuan rrjetin kriminal me bazë në Lombardi, por që kishte degë edhe në Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil. Grupi përdorte sisteme mesazhesh të koduara dhe menaxhonte lidhjet me trafikantët dhe ndërmjetësit shqiptarë të drogës. Droga dërgohej në portet e Livornos, Roterdamit, Gioia Tauro dhe Le Havre, duke përdorur teknikën e “grabitjes” (ose “gacho eiego”), në të cilën ngarkesat e kokainës fshihen brenda kontejnerëve të destinuar për transport të ligjshëm tregtar. Importet me një total prej mbi 3.5 tonësh u rindërtuan, nga të cilat më shumë se 400 kg u sekuestruan në Itali dhe jashtë vendit. Brenda afërsisht dy vitesh, organizata transportoi drogë me vlerë të vlerësuar mbi 27 milionë euro.
Kërkimet po zhvillohen aktualisht në provincat e Milanos, Pavias, Bergamos, Parmës, Imperias, Komos, Romës, Tarantos dhe Reggio Calabria, me mbështetjen e njësive të kontrollit të parave të gatshme dhe të njësive të Guardia di Finanza-s për zbulimin e drogës, me qëllim gjetjen e provave të mëtejshme dhe sekuestrimin e aseteve që i atribuohen organizatës.
Lini një Përgjigje