Trafikimi i makinave luksoze me vlerë 280 mijë euro, arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim, po arratisej nga Porti i Durrësit

20 Korrik 2024, 15:01Kronika TEMA
Trafikimi i makinave luksoze me vlerë 280 mijë euro, arrestohet

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim gjatë operacionit policor “Luxury cars” ka rënë në pranga në Portin e Durrësit.


Policia ndaloi F. M., 33 vjeç, banues në Lezhë.

''Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e proceduar penalisht ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Luxury cars”, për trafikimin në Shqipëri të 2 automjeteve të vjedhura në Itali, me vlerë rreth 280 000 euro, duke iu bërë ndryshime në elementet identifikuese dhe duke i pajisur këto automjete me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë'',- njofton policia.

Një ditë më parë dy makina luksoze të llojit 'G-Class' të vjedhura në Itali, që më pas do të shiteshin në Shqipëri, u sekuestruan nga policia e Vlorës. Vlera e makinave tip “Mercedes Benz”, të dyshuara të vjedhura, ishte rreth 280 000 euro.

 

 

Lini një Përgjigje