Tragjike në Lezhë, shuhen në aksident mjeku 52-vjeçar dhe e bija

26 Prill 2026, 08:10Kronika TEMA
Tragjike në Lezhë, shuhen në aksident mjeku 52-vjeçar dhe

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Lezhë-Gjader, në zonën e quajtur Gocaj, ku në një automjet të përmbysur në kanal janë gjetur dy viktima.

Burime zyrtare konfirmojnë se jetën kanë humbur Dr. Anton Keçi, 52 vjeç, Shef i Shëndetësisë në IEVP Lezhë, si dhe vajza e tij 20-vjeçare, studente në vitin e dytë në Fakultetin e Mjekësisë.

Sipas informacionit paraprak të policisë, dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, çka ka sjellë përmbysjen e tij dhe pasojat fatale.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa nuk përjashtohet humbja e kontrollit mbi mjetin si një nga pistat kryesore.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar përmes një njoftimi, duke shprehur dhimbjen për humbjen e një prej punonjësve të saj.

Në reagim thuhet se Dr. Keçi kishte shërbyer për rreth 6 vite në sistemin penitenciar me përkushtim dhe profesionalizëm, duke lënë pas vlerësim të lartë nga kolegët dhe drejtuesit.

Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

Me dhimbje të thellë njoftojmë se më datë 25.04.2026, në orët e mbrëmjes, në aksin rrugor Lezhë–Gjader, në vendin e quajtur Gocaj, si pasojë e një aksidenti tragjik ku automjeti ka dalë nga rruga, kanë humbur jetën Dr. Anton Keçi, 52 vjeç, Shef i Shëndetësisë në IEVP Lezhë, si dhe vajza e tij 20-vjeçare, studente në vitin e dytë në Fakultetin e Mjekësisë.

Dr. Keçi shërbeu me përkushtim për rreth 6 vite në sistemin penitenciar, duke lënë pas vlerësim profesional dhe njerëzor tek kolegët dhe të gjithë ata që e njohën.

Në këto momente të rënda, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të afërmit. Jemi pranë bashkëshortes dhe djalit të tij, duke ndarë dhimbjen e madhe për këtë humbje të parakohshme dhe të pazëvendësueshme.

7 Komente

  1. K
    Keta jemi ky eshte niveli

    Pa fjale..... Kujdes... Kujdes... Kujdes.. Kuj...kuje e pa imagjinueshme.... RIP...

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cen Durimmodhi

      Me qe na e shpjegove prejardhjen e fjales kujdes, na e shpjego edhe kete "sherbimi penitenciar" te lutem.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Studenti 1

        Kryerja e dënimit në burg!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kolegu i SPAK

          Studenti i kristalit sherbimi "penitenciar" janë personeli që punon në burg s'ka lidhje me kryerjen e denimit

          Përgjigjjuni
        2. K
          Keta jemi ky eshte niveli

          O Ceno nuk eshte vendi per "percizime"....

          Përgjigjjuni
      2. A
        Aron

        Tragjedi, sidomos kur ndodh tek njerez qe i japin shoqerise. U prehshin ne paqe!

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ????

          O Cen nuk ora e humorit mor bir.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje