Gjykata e Lartë i jep të drejtë Gledis Nanos, e quan të paligjshëm shkarkimin! Do t'i paguhet rrogë deri në përfundim të mandatit

24 Prill 2026, 22:05Kronika TEMA

Gjykata e Lartë i ka dhënë fund betejës ligjore të ish-kryepolicit Gledis Nano me Këshillin e  Ministrave dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke vendosur përfundimisht në favor të tij dhe duke lënë në fuqi detyrimin që shteti t’i paguajnë dëmshpërblim, pas shkarkimit të tij nga detyra.

Sipas vendimit edhe Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga qeveria dhe ministria e Brendshme, të cilat nuk pranonin vendimet e shkallëve të tjera të gjyqësorit që i dhanë të drejt Nanos për shkarkimit të tij gati 11 muaj pasi e kishte marrë detyrën e kreut të Policisë së Shtetit.

Nano e konsideroi të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra nga kryeministri dhe ministri i kohës, Blendi Çuçi, duke ju drejtuar gjykatës. Edhe shkallët e tjera të gjyqësorit i kishin dhënë atij të drejtë.

Në thelb të çështjes ishte kërkesa e Nanos për shfuqizimin e vendimit nr. 580, datë 31.08.2022 të Këshillit të Ministrave, si dhe detyrimin e tyre për ta trajtuar me pagë deri në përfundim të mandatit 5-vjeçar, ose për ta sistemuar në strukturat e Policisë së Shtetit apo funksione të tjera.

Gjykata e Lartë i jep të drejtë Gledis Nanos, e quan të

9 Komente

  1. T
    Toni

    Duhet tja paguaj ai qe e ka shkarikuar nga puna ja nga buxheti se keshtu seje mende dhe nuk shkarkoje nga puna njeri pa fakte ose nuk arrestoje pa fakte. Keto jane trufa qe i beje popollit Shqiptare

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eri

      Jo shteti po ai qe ka dhene urdher duhet tja japi nga rroga e tije. Po ska populle qe te cohet dhe te beje shembulle.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nesti

        Mire e ke duhet ministr tja japi nga rroga e tije. Ose gjykatesi ne qohte se del i pa fajshem.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vaso

          Dhe per mua ministri duhe te paguaj se e ka shkarkuar pa te drejte kushd qe te jete.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rini

            Gjyka duhet te marri vendim se eshte sharkuar pa te drejte duhet te denoje ministri qe ta paguaj nga rroga e tije jo shtetin.

            Përgjigjjuni
            1. E
              E vërteta

              Ç'janë këto vendime në kurriz të popullit? Pse të paguajmë ne dhe jo fajtori sipas gjykatës??!! Nëse Çuçi është paditur dhe ka ka humbur atëhere të paguajë nga xhepi! Ti mbahet nga rroga dëmi që ka shkaktuar.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gaetano

                ???????? oh sa mire me qene shqiptar. Pa, ide , krahine dhe fe. Fjala popull? Per ne eshte fjale e huaj. Ne jemi dhe trajtohemi shume me poshte se bagetia. Tjetri beri nje hale shkolle, sakrifikoi rinine per nje pozicion pune ne jete, nuk u permend kurre per bashkepunim me krimin, hudhet ne rruge si qen.packa se nga krahet e tij mbahej nje familje. Ne ka gabuar, te paguaj gabimin, po rezulton i pafajshem.do marr rrogen.. po stresi qe kaloi? Dhe ja ne bagetia i perulemi depuqeneve per nje pershendetje. Deputet qe dhe pa qene ne pune per pes muaj, shkojne nje dite ne fund te 6 mujorit, dhe borderoja ecen. Te benin drejtesi keta alabage e horra per bagetine shqiptare? Keta nuk e kane idene ku eshte dyqani bukes tashme, se hajne vec restorantesh, jo po i rruhet per turmen shqiperi. E pate si belbezonte maltezi, Rama firmos dhe une bos. Ose anasjelltas. Shqiperia, ska qene, nuk eshte, dhe veshtire se do quhet ndonjehere shtet serioz. Desh hollandezi, i fut turku Haxhi qamil Desh talioni, i fut greku nje vasil laci. Enveri po na ngeli ne klase sepse ne fillim duhej arsimi dhe elektrifikimi, dhe nga pak zdrugimi Do austria, i fut Serbi nje Kurt ta mbaj kosoven djerre Qelloi shonci te na bente amerika si nje Porto Rico te saj, te fut greku e Serbi nje dopio berishe.,dhe nga Kim e beri USAn kimete. Te parfumos francezi, tallet Rama si prefekti te filmi koncert ne vitin 36. Ku ishim me bracen, ku jemi , po prape me bracen, per me teper garniture, doli cuni i atij qe ha pace, dhe nuli. Pra, e beri veza pulen, apo pula vezen. Si tha zoro, eshte sistemi qe i prish njerzit, apo njerzit sistemin. Ne jemi shume me poshte se xheni dhe pinderi ne ecuri. Ata e fituan ca deshen. Shqiptaret meritojne... ate, nje rame te gjate, dhe nje sali te thate.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tirona

                  Bravo Gjykates se Larte. Drejtesia duhet te prevaloje. Ministria dhe Kryeministri u gjeten ne shkelje te ligjit. Tani le ta paguajne zoterine sipas vendimit te zbardhur e te mos bejne sporte me parate e taksapaguesve shqiptare. Shtet aspak serioz.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    G

                    Respekt për këtë djalë zyrtar i lartë i nderuar që politikanët e korruptuar e larguan pa asnje shkak

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje