Zbardhet vendimi: Gjykata e Lartë e quan të paligjshëm shkarkimin e Gledis Nanos, dëmshpërblehet me 100 milionë lekë

24 Prill 2026, 17:40Kronika TEMA
Zbardhet vendimi: Gjykata e Lartë e quan të paligjshëm shkarkimin

Gjykata e Lartë i ka dhënë fund sagës së përballjeve gjyqësore mes ish-kryepolicit Gledis Nano dhe Këshillit të Ministrave e Ministrisë së Brendshme, duke detyruar këto të fundit t'i paguajnë atij dëmshpërblim në masën e 100 milionë lekëve të vjetra.

Gledis Nano e konsideroi të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra, nga kryeministri dhe ministri i kohës, duke ju drejtuar gjykatës. Edhe shkallët e tjera të gjyqësorit, më parë, i kishin dhënë atij të drejtë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë mban datën 17 Shkurt 2026 dhe relator i çështjes me titull "GLEDIS NANO Kundër. KESHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKES SE SHQIPERISE dhe Të Tjerë", dorëzuar nga Qeveria dhe Ministria e Brendshme, ka qenë kryegjyqtari Sokol Sadushi.

"Detyrimin e pales se paditur te trajtoje me page paditesin deri ne perfundim te mandatit 5 vjecar si dhe sistemimin e tij ne strukturat e Policise se Shtetit apo funksione te tjera. Dhenien e vendimit me ekzekutim te perkohshem sipas nenit 317 te K.Pr.Civile", thuhet në vendim.

Gjykata e Lartë ka vendosur gjithashtu edhe shfuqizimin e vendimit nr.580, dt. 31.08.2022, të Këshillit të Ministrave, ku paditës ka qenë Gledis Nano, të paditur Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Brendshme, ndërsa pjesëmarrës në gjykim, Avokatura e Shtetit.

7 Komente

  1. t
    toni mavrija

    Jo nga taksat por nga xhepat e plehrave qe kryejn veprime antiligjore te paguhen 100 milionet.

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1

      Mos ka ardhur koha qe demshperblimet e punonjesve te pushuar pa te drejte nga puna ti paguaj ai qe e ka shkarkuar?

      Përgjigjjuni
      1. x
        xhoxhi

        Më duket se drejtësia fut në burg kot më kot për të dalë të pafajshëm dhe të dëmshpërblehen po kështu edhe pushimet e qeverisë drejtësia dënon qeverinë...Kush do ti paguajë 100 milion lekë?Shqiptarët...

        Përgjigjjuni
        1. S
          Si gjithmone e ha populli.

          Keta leke duhet t'i paguaj Rama nga xhepi i tij, qe e shkarkoi ne shkelje te ligjit, jo nga taksat e shqiptareve...

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nastradini

            Tani mbajani nga rroga e Lindes atij idiotit qe eshte kryeminister.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dani USA

              Jame dakort ti paguaj ai qe e shkarkoi po nje gje nje gje nuk arrij te kuptoi po po kur e emroi nuk beri gabim une mendoi Ai qe te emron eshte ai qe te shkarkon po si pelqeu menyra se si ti punon te kuptohemi vetem per emrimet ne detyre,emrimet kane dy mundesi ngritie ne karier dhe zbritie.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kesaj rradhe paguan Qeveria

                Kush ben demin paguan,, pervesh Dados e Saliut, per ta paguan horja e bulevardit dhe Zeni, perkatesisht.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje