Lamallari paralajmëron shoferët: Mund të mos shihni policë në rrugë por “Syri i teknologjisë” identifikon çdo shkelje tuajën

24 Prill 2026, 16:25Kronika TEMA
Lamallari paralajmëron shoferët: Mund të mos shihni policë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, duke theksuar përdorimin e teknologjisë së avancuar për monitorimin e rrugëve.

Sipas tij, edhe kur nuk ka prezencë fizike të policisë në terren, kontrolli vijon pa ndërprerje përmes dronëve dhe mjeteve inteligjente që monitorojnë çdo aks rrugor në kohë reale.

“Syri i teknologjisë” identifikon shkelje si tejkalimi i shpejtësisë, drejtimi nën efektin e alkoolit, përdorimi i celularit gjatë drejtimit dhe parkimet e gabuara, duke synuar rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Ministri theksoi se kjo qasje e re nuk ka vetëm qëllim ndëshkimin, por edhe rritjen e ndërgjegjësimit dhe përgjegjshmërisë tek drejtuesit e mjeteve në të gjithë vendin.

1 Komente

  1. v
    vlora.vlora

    Syri leshit do beje kerdine ne gjoba dhe nje kaos te madh ,s ka per te funksionuar do te hiqet prape ,kamerat AI te gjobisisn dhe me gjene me te vogel

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje