Kontrolle në rrugë, pa policë/ Monitorim me teknologji, për kundravajtjet rrugore

24 Prill 2026, 18:59Kronika TEMA

Kontrolle në rrugë, pa policë/ Monitorim me teknologji, për

Pas porosive të drejtorit te pergjithshëm të policisë së shtetit, Policia rrugore ka ndryshuar strategjinë në evidentimin e shkeljeve nga drejtuesit e mjeteve.

Në të gjithë vendin janë shtuar kontollet dhe masat për rritjen e sigurisë në rrugë. Tashmë kontrolli në akset urbane dhe rruget kombetare, kryehet duke përdorur mjetet inteligjente.Monitorimet ne rruge gjatë kësaj jave janë kryer me shpejtësimatëse dhe dronë.

Policia thote se gjate nje jave ne te gjithe territorin e vendit janë arrestuar 36 drejtues mjetesh pwr shkelje te kodit rrugor.  22 nga të arrestuarit janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërsa 14 të tjerë pa leje drejtimi.

Rezultatet janë të dukshme, vetëm në një javë janë vendosur afro 22 mije masa administrative.

Në akset nacionale janë ndëshkuar 4 775 drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejuara.

Ndërkohë gjatë kontrolleve në qendrat urbane jane ndeshkuar me gjobe 83 për drejtues mjetesh në efektin e alkoolit, 1 235 gjoba janë vendosur për parakalime të gabuara, 1 224 për mosvendosje të kaskës, 302 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 789 për përdorim të celularit.

Në zonat urbane policia ka vendosur mbi 11 mije e 500 gjoba për parkime të gabuara.

4 775 gjoba për shpejtësi tej normave

224 gjoba për mosvendosje të kaskës

302 për mosvendosje të rripit të sigurimit

789 për përdorim të celularit

11 500 gjoba për parkime të gabuara

Për shkak të fluksit të pritshëm gjatë fundjavës drejt zonave turistike dhe bregdetare, Policia Rrugore ka shtuar patrullimet dhe kontrollet me mjete inteligjente në akset kryesore.

8 Komente

  1. M
    Me mire pa makine

    Nuk e di si jane rregullat ne Shqiperi por kur vendosen radare fixe duhen vendosur tabela ( kujdes Radar)..... Bile ketu ku jetoje ka dale nje ligje nese polici te shikone duke folur ne telefone mjaftone te mari numrin e matricule se makines dhe te vjen gjoba ne shtepi ku te hiqen 4 pike dhe 250 euro gjobe. Ndersa alkole dhe shpejtesi te hiqet patenta dhe kalone ne tribunal per denim. Kalimi ne te kuqe 2 pike 145 euro gjobe dhe do presesh tre vite qe ti recouperoshe.... Une u gjobita ne nje rruge ku limite ishte 30 km ne ore dhe une isha 37 km ne ore mu hoqen 2 pike dhe 145 euro gjobe Per mua keto sanksione jane per te mbushur arken e shtetit ....

    Përgjigjjuni
    1. p
      per ne EU pa marmita

      Rregullat jane por mundesia kerkon teknologji. Sa te instalohet deri ne fund projekti i kamerave Smart City, do biem rehat. Por nje problem madhor eshte duke tronditur Tiranen, nodtja akustike, zhurma e marmitave te automjeteve dhe MOTORRAVE ! Zhurmat idiote te marmitave te modifikuara kudo, ne bllok dhe ne cdo rruge kane kaluar limitin e nervit qytetar. Nuk ka ngel motorr picerie pa modifikuar marmiten. Nuk ka ngel motorr Wolti pa u be si Harley Davidson. Fola pak me ministrin e rendit, dhe ai me dha nje pergjigje evazive, tha vetem qe vendosen shume gjoba ne kryeqytet. Dhe se marmitat duhen eliminuar ne kolaudim. Por kjo eshte pune e gjate. Duhen vendosur patrullat e policise per te gjobitur zhurmat e automjeteve. Sipas ligjit 8378/1998 vecanerisht neni 10 per karakteristikat teknike te mjeteve. Automjetet duhet te jene te pajisura me sistem shkarkimi funksional dhe nuk lejohet modifikimi qe rri nivelin e zhurmes. Po ashtu ligji nr 9774/2007 per administrimin e zhurmes ne mjedis kerkon masa per reduktimin e burimeve te zhurmes ne zonat urbane. Presim zbatimin e ligjit zoti Lamallari !

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fshatari

        Hajde ne fshat. Ska as ndotje zhurme ( s i thua ti "akustike"?) as ndotje makinash. Nodnje traktor apo komshiu im qe i shte prishur makina e i djeg vaj mund e ndote pak, por ne jemi rehat.Vec lopes qe ben muuuu dhe ndonje kendezi ne mengjes, te tjjrat jane perbukuri. Mjaft u mlodhet te gjithe ne Tirane pastaj ankoheni se ka zhurme apo gjoba.

        Përgjigjjuni
        1. p
          per ne EU pa marmita

          Cdo dite shkoj ne fshat me biciklete pa merak. Ibe Krrabe, Dajt Zall Bastar Rruga Arbrit. i bej 300 km ne jave. Thjesht dua qetesine e qyteteve europiane kur punojme gjate dites

          Përgjigjjuni
    2. K
      Keq puna

      Kaq ishte...mbaroi "koha e artë"...tani,sipas tabelave, tr- korce 11 orë, tr- gjirokastër 7 orë, tr- shkodër 5 orë.

      Përgjigjjuni
      1. 8
        80

        Po filloi koha e arte e gjobes sapo kalon 80 km ne ore

        Përgjigjjuni
      2. F
        Fshatari

        Monitorojne shkeljet e ligjit por edhe jeten tende. Mos u cuditni kur tju vene kamera edhe ne dhomat e gjumit apo edhe ne banjo, se edhe atje mund te besh kundravajtje

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tecno Loxhia

          Isha me një shokun tim në makinë. Në hyrje të Fierit, na ndaloi policia...... Mbasi I kontrolloi dokumentat, I tha se ke 13 gjoba pa paguar....... Shoku im u habit. Çfarë thoni!?...... . Si spjegohet?..Unë nuk di asgjë...... I mbajtën dokumantat, dhe I thanë: - Shko në Fier, paguaj gjobat, dhe eja mer dokumentat........ Rrugës I thashë, pse I ke lënë pa paguar? - Për kokë të djalit, më tha, nuk e dija..... . Askush nuk më ka njoftuar................................................................................................................... . '- Pra teknologjia do të vendosë gjoba, por duhet zgjidhur njoftimi I drejtuesit të mjetit....... . I keni tek e-albania, thonë.....Mirëpo shumica nuk dinë të hyjnë në aplikacion...... . Ligji e ka, njoftimi bëhet duke çuar zarfin nga ana e policisë..... . Mirëpo kjo nuk bëhet? Pse të mbajë përgjegjësi vetëm drejtuesi I mjetit. Të mbajë përgjegjësi edhe policia.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje