Drejtësia turke pranon ekstradimin në Shqipëri të Dritan Rexhepit.
Fakti është pohuar nga avokatja e Rexhepit, në procesin ndaj tij në Gjykatën e Posaçme për përfshirjen në rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës.
Sipas avokates, drejtësia turke i ka dhënë dakordësinë kërkesës për esktradimin e tij, ndërsa pritet tashmë miratimi i ministrit të Drejtësisë së Turqisë.
Më 22 nëntor 2022, Shqipëria përcolli në Turqi kërkesën për ekstradimin e të konsideruarit ‘mbreti shqiptar i drogës’, pas arrestimit të tij në Stamboll më 10 nëntor 2023. Krahas Shqipërisë, në garë për ekstradimin e Dritan Rexhepit ishte edhe drejtësia Italiane, pasi gjykata e Firences e kishte dënuar më 20 vjet burg për akuzën e trafikimit të kokainës nga Ekuadori në vendin fqinj.
Pas rrëmbimit të Jan Prengës më 17 janar të vitit 2020 dyshohet së fshihet urdhri i Dritan Rexhepit, pasi vëllai i tij, dyshohet se vodhi një ngarkesë kokaine të mbërritur në Angli nga grupi i Rexhepit.
Në qeli për zhdukjen e Jan Prengës është vetëm i pandehuri Aldo Majnishta, pasi të tjerët po gjykohen në mungesë. Më herët është dënuar me burg për jetë Festim Bexhdili kopshtari i kompleksit “Golden Resort” ku u mbajt peng Jan Prenga si dhe me tre vite burg menaxheri i resortit, Olsi Turja.
Rexhepaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria prej janarit 2014. U dënuar me 25 vite burgim në mungesë për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998. Ai doli nga Kakavija me pasaportën e falsifikuar me të cilën u arrestua në Ekuador dhe prej fundit të vitit 2013, nuk është kthyer më në Shqipëri.
Lini një Përgjigje