U dhunua brutalisht në ish-Bllok, përmirësohet gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi

3 Qershor 2024, 11:10Kronika TEMA
U dhunua brutalisht në ish-Bllok, përmirësohet gjendja e avokatit

Avokati Sokol Mëngjesi ka një përmirësim të gjendjes së tij shëndetësore. Pas skanerit të kryer mëngjesin e sotëm, mjekët vënë re një gjendje të përmirësuar edhe pse ende ndodhet në koma.

Shefi i Neurokirurgjisë në spitalin e Traumës, Fatos Olldashi, thotë për A2 CNN se ditën e sotme do të provohet zgjimi i avokatit për t’u nxjerre nga gjendja e komës.

Avokati u dhunua mëngjesin e 29 majit 2024 sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut. Dorian Alia 32-vjeç i cili u vetëdorëzua, ka pranuar se porositës i sulmit është Dritan Nano.

I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit.

Ndërkohë 3 agresorët e tjerët Drivaldo Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku janë në kërkim nga policia. 

2 Komente

  1. A
    Adi.

    Tafmoia modhe te le pa' gjo.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tetovari2

      Ke edhe ti të drejtë por është edhe pasojë e ligjit7501 të shpellarit z Viçidolit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje