Mësohet se nënë e bijë, Eleni Vangjeli 74 vjeç dhe Ornela Vangjeli 54 vjeç jetonin bashkë në këtë banesë, e moshuara ishte e paralizuar dhe nuk mund të lëvizte.
Për nënën kujdesej vajza e saj.
Sipas policisë dyshohet se vajza e saj mund të ketë pësuar arrest kardiak dhe gjatë kësaj kohe e moshuara nuk ka pasur mundësi reagimi.
Nga grupi hetimor bëhet e ditur se banesa ishte plotësisht e mbyllur nga brenda. Sipas grupit hetimor të dyja kanë pësuar vdekje natyrale, teksa dyshohet se e para ka ndërruar jetë vajza.
Ndërkohë për nënën dyshohet se lënia pas dore e medikamenteve ose ndonjë rrethanë tjetër që lidhej me shëndetin e saj mund ti ketë shkaktuar vdekjen.
Lini një Përgjigje