Tre vite më parë, një 54-vjeçar humbi kontrollin e automjetit të tij dhe si pasojë ndërroi jetë pasagjeri.
Në atë kohë, 54-vjeçari ka deklaruar në polici se ishte vetë pasagjeri, ndërsa personi që vdiq shoferi. Pas dokumentimit dhe zbardhjes së rrethanave, policia ka zbuluar si qendronte e vërteta dhe 54-vjeçari ka përfunduar në pranga.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë bërë ndalimin e shtetasit 54 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ky shtetas në vitin 2021, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë mbeti i lënduar një pasagjer i cili pas disa ditësh humbi jetën në spital.
54-vjeçari, në atë kohë kishte deklaruar se automjetin e drejtonte viktima dhe jo 54-vjeçari. Në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, u dokumentua dhe u zbardhën rrethanat e kësaj ngjarjeje, si dhe u bë ndalimi i shtetasit", thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje