KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Mariana Shegani (Dedi)

31 Janar 2024, 21:20Kronika TEMA
KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Mariana Shegani (Dedi)

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 30 janar të rikthejë në detyrë gjyqtaren e Tiranës, Mariana Shegani(Dedi), e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 23 shkurt 2021 për probleme në kriterin e pasurisë. Shegani mori vlerësim pozitiv për figurën dhe profesionalizmin në shkallën e parë të vetingut.

Vendimi për ndryshimin e vendimarjes së Komisionit dhe konfirmimin në detyrë të gjyqtares Shegani(Dedi), u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Sokol Çomo. Vendimi i Kolegjit është përfundimtar.

Shegani(Dedi) e ka filluar karrierën në vitin 1992 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku edhe ka vazhduar të ushtrojë detyrën për gati tri dekada.

3 Komente

  1. S
    Sara

    TURP!!!!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mendimtari.

      Nuk e meritonte te shkarkohej qe ne fillim. Gjyqtare me integritet dhe profesionalizem.Te tille gjyqtare i duhen gjyqsorit Shqiptar.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Suela

        Nje lajm i gezuar qe znj. Marjana Dedi kthehet ne detyre si gjyqtare.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje