Të akuzuar për shpërdorim detyre, ekstradohen nga Franca ish-drejtori i Kadastrës Kurbin dhe ish-polici

31 Janar 2024, 14:17Kronika TEMA
Të akuzuar për shpërdorim detyre, ekstradohen nga Franca

 Ish drejtori i Kadastrës dhe një ish polic në Vlorë të shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për shpërdorim detyre fshiheshin në Francë, ku dhe u arrestuan me qëllim ekstradimi.


Policia e shtetit informon se janë ekstraduar:

-Kastriot Piroli, 52 vjeç, banues në Kurbin, ish-drejtor i Zyrës së Kadastrës Kurbin. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Lezhë kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.     

-I. J., 42 vjeç, banues në Vlorë, ish-punonjës policie. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Vlorë ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Vlorës, me vendimin e datës 13.12.2020, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ky shtetas akuzohet se gjatë kohës që ka qenë SPZ në njësinë administrative Horë, bashkia Himarë, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka favorizuar shtetas të ndryshëm që ushtronin veprimtarinë kriminale të kultivimit të narkotikëve.

 

 

2 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Nuk ka me vend neper qelite m'Albanistan, sunitet parashikohen te burgosen neper xhamija ndersa shiitet ne teqete e Baba Rrahimondit

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Mos harroni te ndiqni per te sjelle edhe Zaganin, ate policin ne sherbim te Agron Kulicajt, qe i bene komplotin Saimir Tahirit. Nje polic i ardhur nga malet, me rroge 450 Euro ne muaj,kishte 3 apartamente , ne Fier, ne Vlore dhe ne Orikum, me vlera Qindra mijera Euro. Keto apartamente ne bashkpunim me trafikantet e droges ne Fier dhe Vlore.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje