Tre shqiptarë dhe një spanjoll kanë rënë në prangat e policisë në Spanjë, pasi dyshohet se kanë zhvatur një grua, së cilës i kërkuan 150 mijë euro për një borxh të pretenduar të bashkëshortit të saj të ndjerë.
Ata i grabitën shtëpinë tre herë, i thyen makinën dhe e kërcënuan se do t’i vrisnin fëmijët dhe familjarët e tjerë.
Në pranga ra drejtuesi i bandës, një 34 vjeçar spanjoll dhe tre shqiptarët të moshave 28 deri në 38 vjeç. Ata akuzohen për zhvatje, grabitje me forcë, dëmtim, falsifikim dokumentesh, arëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në një bandë kriminale.
Garda Civile mësoi tetorin e kaluar se një grua po merrte mesazhe kërcënuese përmes telefonit, në numrin e bashkëshortit të tjerë, duke i kërkuar 150 mijë euro. Për ta detyruar atë që të paguante shumën, autorët i grabitën tri herë shtëpinë, i dëmtuan makinën duke thyer pasqyrat dhe fenerët.
Lini një Përgjigje