U kapën duke shkëmbyer 16.2 kg kanabis në parkingun e një qendre tregtare në Tiranë, 4 në pranga

31 Janar 2024, 09:27Kronika TEMA
U kapën duke shkëmbyer 16.2 kg kanabis në parkingun e një

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Lokacioni” janë arrestuar 4 persona, të cilët u kapën në flagrancë teksa shkëmbenin 2 qese plastike në parkingun e një qendre tregtare ne Tiranë, brenda së cilave kishte kanabis me peshë rreth 16.2 kilogramë.

Konkretisht, në pranga ranë: Demokrat Dylgjeri 32 vjeç, Haziz Zylfa 23 vjeç, Vladimir Kani 23 vjeç dhe Hyxhers Mete 23 vjeç. Gjatë kontrollit të banesës së Hyxhers Mete në Korçë, shërbimet e DVP Korçë gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Policia njofton se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 16.2 kg kanabis, 90 gramë kokainë, shuma parash dhe 5 celularë. Po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

4 Komente

  1. D
    DMK

    Malokë vetëm drogë dhe zaptimi tokash dine

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dembelet meren me droge !

      Rini e pjerdhur ... harxhojne kohen duke u denuar si me gjobe apo me burg... Ne vend qe te punojne dhe te jetojne pa probleme prane familieve te tyre . Mbushni mend ho Rini se ska jete te lire nese meresh me gjera kundra ligjeve....

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dembelet meren me droge !

        Rini e pjerdhur ... harxhojne kohen duke u denuar si me gjobe apo me burg... Ne vend qe te punojne dhe te jetojne pa probleme prane familieve te tyre . Mbushni mend ho Rini se ska jete te lire nese meresh me gjera kundra ligjeve....

        Përgjigjjuni
        1. x
          xhoxhi

          Pas 30 vjetësh Shqipëria do ketë vetëm kriminelë,homoseksualë,hajdutë,vrasës me pagesë,bordello,pederata etj etj si këto..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje