VIDEO: 41-vjeçari në Tiranë u del para makinave te rruga e Elbasanit dhe sulmon policinë

30 Janar 2024, 12:41Kronika TEMA
VIDEO: 41-vjeçari në Tiranë u del para makinave te rruga e

Një 41-vjeçar është proceduar penalisht nga policia në Tiranë, pasi bllokoi qarkullimin në rrugën e Elbasanit.

Përmes një njoftimi zyrtar blutë e kryeyqtetit bëjnë me dije se 41-vjeçari shfaqi shenja agresiviteti dhe ç’rregullime në sjellje kundrejt qytetarëve.


Mësohet se ai u neutralizua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore nga efektivët.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin e huaj E. T., 41 vjeç.

Ky shtetas ditën e sotme, në Rrugën e Elbasanit, ka shfaqur shenja agresiviteti dhe ç’rregullime në sjellje, dhe ka bllokuar lëvizjen e automjeteve. Gjithashtu, gjatë neutralizimit, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. 41-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juriduksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

2 Komente

  1. E
    Eri

    Jane shtuar qamet problemet e shendetit mendor, mjere kush vuan.

    Përgjigjjuni
    1. l
      lani

      gjynah pale si e ka hallin i shkreti

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje