Shpërthim me lëndë plasëse në noterinë në Tiranë

30 Janar 2024, 09:48Kronika TEMA
Shpërthim me lëndë plasëse në noterinë në

Në derën e zyrës së noterisë në pronësi të Esemeralda Dautit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.


Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit (30 janar), në rrugën ‘Perlat Rexhepi’ dhe raportohet vetëm për dëme materiale.

Ende nuk dihen autorët e vendosjes së tritolit, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre. 

"Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve",- njofton policia.

Lini një Përgjigje