Shpërthimi me lëndë plasëse në Tiranë, flet noterja: Çfarë dyshoj

30 Janar 2024, 13:04Kronika TEMA
Shpërthimi me lëndë plasëse në Tiranë, flet

Esmeralda Dauti është noterja në Tiranë, ambientet e zyrës të së cilës shpërtheu një sasi lënde plasëse në orët e para të mëngjesit të së martës.

Shpërthim me tritol ndodhi në zonën e ish-Bllokut rreth orës 04:00. Lënda eksplozive ishte vendosur jashtë derës së zyrës së noterisë.


Në deklarimet e dhëna në polici, mësohet që noterja të jetë shprehur se nuk ka konflikte të mëparshme me asnjë person. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Dauti ka theksuar se dyshon se sulmi mund të jetë kryer për shkak të profesionit dhe aktivitetit të saj si notere.

Dyshohet se sasia e lëndës plasëse të jetë 50 deri në 100 gramë tritol me fitil dhe si pasojë e shpërthimit u dëmtua dhe një automjet i parkuar aty pranë, si dhe një biznes ngjitur me noterinë.

Policia ka sekuestruar kamerat për të bërë të mundur identifikiimin e autorëve, por ende nuk ka asnjë person të dyshuar.

Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

3 Komente

  1. t
    tony

    Kot nuk ta fut njeri e djeg njeriun qe ja arrit deri aty ok i ke marre djersen e ballit dhe te babes pronen ose leket dhe ja ke fal ndonje tjetri ok se profesioni juaj ehte kthyer ne super mashtruesa kur ne darke une flej kam shtepine time te blere me hipoteke dhe ne mengjez vjen nnjeriu me letrart tuaja te firmosura dhe vulosura nga ju dhe thote dil se jam une pronarini kesaj shtepie, kete beni shumica e juaj qe u bete milionera nuk te ngacmojn kot mendohu mire

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albert mata

      Te flsesh ne hava eshte e lehte njeriu shahet me fakte me zonjen kam shitur du shtepi ne tirane shum e rregullt dhe e respektuar por ne shqiperi te vjen nga se pret

      Përgjigjjuni
    2. s
      sapa

      Noteret keta bandite njesoj kriminele si prokuroret dhe gjygjtaret e korruptuar!Tymi tju dale se nuk ekziston asnje i ndershem!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje