Vrasja e shqiptares në Amerikë, dëshmon e bija 8-vjeçare: E pyeta, babi përse e bëre? Më tërhoqi me forcë në makinë

31 Janar 2024, 09:30Kronika TEMA
Vrasja e shqiptares në Amerikë, dëshmon e bija 8-vjeçare:

Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Largo të Floridas, ku shqiptari Renato Muhaj vrau ish-partneren e tij 32-vjeçare Suela Saliaj, po shqiptare dhe më pas rrëmbeu të bijën 8-vjeçare.

Sipas mediave amerikane, vajza e vogël i tregoi policisë se e kishte parë 34-vjeçarin ta godiste të ëmën me thikë dhe dorezë hekuri disa herë, në dhomën e gjumit.

E vogla, gjithnjë sipas mediave amerikane, i tha policisë se e dinte që e ëma kishte vdekur dhe se e kishte pyetur të atin: “Përse e bëre këtë?”

Pasi vrau 32-vjeçaren, Muhaj e mori vajzën nga shtëpia duke e tërhequr me nxitim nga shkallët. Për pasojë ajo u rrëzua. Vajza tregoi se "ai e kishte tërhequr me forcë në makinë". Gjatë kësaj kohe ajo kishte pësuar lëndime.  

1 Komente

  1. "
    "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles

    Shpesh ne komente ka justifikime se shiitet jane me "njerzore" se sunitet!? Una rraza una facia: njethundrake kriminele tourkalvanoi, mut nje pale kake pala tjeter

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje