Hajdutët bëjnë ‘kërdinë’ në fshatin Zhulaj të Memaliajt, 12 banesa u vodhën për 2 ditë

31 Janar 2024, 14:06Kronika TemA

Në 48 orët e fundit janë vjedhur 12 banesa në fshatin Zhulaj, Njësia Administrative Krahës e Bashkisë Memaliaj.

Një grup i mirëorganizuar hajdutësh kanë plaçkitur orendi, sende me vlere dhe makineritë bujqësore. Po kështu banorët thonë se u kanë marrë dhe produktet ushqimore, si vaji i ullirit, fasulet, grurin e deri tek mandarinat në pemë. Këtë e dëshmojnë dy banorë të fshatit për Report TV.

Hajdutët kanë hapur me forcë dyert e shtëpive mes tyre edhe ato që janë të pabanuara për shkak të emigrimit. Është hera e parë që fshati bie pre e vjedhjeve masive, ndaj banorët shtojnë se ndihen të pasigurtë për jetën dhe u kanë bërë thirrje policisë  të zbulojnë autorët.

‘Mund të kenë qenë edhe mbi 12 veta që na kanë vjedhur.’- tha një nga banorët.

Lidhur mbi këtë ngjarje, Drejtoria e Policisë Vendore Gjirokastër, e ka përcjellë me një njoftim të thatë pa dhënë shumë detaje të ngjarjes ku thotë se janë vjedhur dy banesa, ndërsa banorët pretendojnë se janë 12 të tilla.

1 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Corapekuqi (zhulsave te Ali Pasa): jom krenor per ju, keshtu vazhdoni...... gezuar ramazonin

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje