Policia e Tiranës ka kapur dhe ka vënë në pranga shtetasin Adrian Hamalli, i cili mbrëmjen e djeshme (30 janar) vodhi një automjet tip “Range Rover”.
Falë reagimit të shpejtë, mjeti u lokalizua dhe bë bllokimi i tij.
Autori u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin e vjedhur dhe është shoqëruar në komisariat.
"Rreth orës 19:00, më datë 30.01.2024, u raportua vjedhja e një Range Rover-i me ngjyrë të zezë dhe targë AC007TC pranë hotel Marriott.
Falë reagimit të shërbimeve të qarkullimit, mjeti u lokalizua dhe u bë bllokimi i tij.
Shtetasi Adrian Hamalli u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin e vjedhur dhe tashmë është nën shoqërimin e Komisariatit Nr. 5", bën me dije Policia.
Ai është lypes që flen ku të gjejë ndonjë shkallë pallati të strehohet nuk është hajdut Apo do dalë Tao t'a quajë megaoperacion policor