FOTO: Kush janë katër të rinjtë që u kapën duke shkëmbyer drogë në një qendër tregtare në Tiranë

31 Janar 2024, 15:23Kronika TEMA
FOTO: Kush janë katër të rinjtë që u kapën duke

Këta janë katër të rinjtë që u arrestuan sot në Tiranë, ndërsa po përgatitetshin që të shkëmbenin kanabis në një parking të një qendre tregtare.

Personat që shihni në foto janë Demokrat Dylgjerit, 32 vjeç, Haziz Zylfa, 23 vjeç, Vladimir Kani, 23 vjeç, dhe Hyxhers Mete, 23 vjeç.

Policia njofton se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 16.2 kg kanabis, 90 gramë kokainë, shuma parash dhe 5 celularë.

Personat e arrestuar, tregtonin dhe furnizonin me drogë grupe të tjera kriminale. Antidroga e Tiranës ka zhvilluar hetime për të paktën 5 muaj ku ka arritur që të gjejë prova dhe të organizojë operacionin për arrestimin e tyre.

Ata janë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe prej kohësh bashkëpunonin me njëri-tjetrin për drogërat e forta dhe të lehta. Të arrestuarit takoheshin në vende të ndryshme të populluara, duke shfrytëzuar edhe ambientet, si qendrat tregtare. Grupi kriminal ishte i sofistikuar dhe ruhej nga policia. Kjo për faktin që në takimet e tyre përdornin automjete të shumta, në mënyrë që mos të udhëtonin me një mjet të vetëm.

Vladimir Kani dyshohet se ishte pronar i sasisë së lëndës narkotike që u kap në një qendër tregtare në Tiranë. Droga u kap në makinën e tij Audi A3, ndërsa 3 personat e tjerë, Demokrat Dylgjeri, Haziz Zylfa dhe Hyxhers Mete ishin blerës, që më pas do e shisnin në grupe të tjera.

Po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

3 Komente

  1. P
    Parruca

    "grupi kriminal ishte i sofistikuar". Shume i sofistikuar ishte, aq sa benin shkembimin ne vende publike e te mbushur me kamera. Me siguri kane menduar per policet qe mos i lodhin shume.

    Përgjigjjuni
    1. l
      llapi

      Qenka dhjere demokracia!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lexhenda

        Kush ja vendos femijes se vet emrin demokrat….? ????????‍♂️????????‍♂️????????‍♂️????????‍♂️

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje