Ish-drejtuesi i Policisë për vrasjen e Liridona Ademajt: Xhelozia dhe tradhtia, shkaku kryesor

1 Shkurt 2024, 09:20Kronika TEMA
Ish-drejtuesi i Policisë për vrasjen e Liridona Ademajt: Xhelozia dhe

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Arben Hajdarmataj ka komentuar zhvillimet rreth hetimit të vrasjes së Liridona Ademajt në Kosovë.

Hajdarmataj u shpreh se në aspektin e hetimit kjo çështje tanimë është e mbyllur, ndërsa shtoi se beson se krimi ka ndodhur kryesisht për motive të dobëta.

Sipas tij motivi kryesor mund të jetë xhelozia ose tradhtia brenda çiftit.

“Mendoj se kjo çështje është e mbyllur tashmë në aspektin e hetimit. Në fund të fundit mendoj se krimi ka ndodhur kryesisht për motive të dobëta.

Besoj se ka një farë ngarkese edhe nga faktorë të jashtëm, për shembull tradhtia mund të shihet pak më ndryshe në krahina të ndryshme.

Rrethanat mund të ndryshojnë edhe nga trysnia e rrethit shoqëror. Motivet besoj janë xhelozia ose tradhtia nga ajo që shohim”, tha ai i ftuar në emisionin “Open” në News24 .

1 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Me intereson ky personi Hajdermataj qe eshte ftuar ne studio. Nuk e di kush e fton, dhe perse ftohen ne studio vetem njerezit e Sali Berishes. Hetojeni, se nuk eshte ndryshe nga polici Brecani. Ai Prokurori Hajdermataj , vellai i tij, eshte kapur duke folur me telefona anonim me kriminelet prandaj eshte perjashtuar nga Prokuroria, nje kamikaz i Sali Berishes. Shpesh shikoj ne studio ish-Kryeprokuroren e Tiranes, qe u nda nga burri per shkak te pronave qe kishin blere, edhe ajo kamikaze e familjes Saliut, edhe ajo e perjashtuar nga drejtesia. Ky eshte grupi i Policise Tropojane, qe kishin ne grup prokurore, Gjykates, te gjithe te drejtuar nga Agron Kulicaj.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje