Katër persona janë arrestuar në Korçë në kuadër të operacionit policor të koduar “Zaret”.
Andi Qiraxhi, Zamir Latka, Emiljan Mollaj dhe Erion Mersin u kapën në flagrancë ndërsa po luanin lojëra fati në një lokal.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Zaret”, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.
U kapën në flagrancë në një lokal, duke luajtur lojëra fati, arrestohen 4 shtetas.
Procedohet penalisht pronari i lokalit, pasi kishte përshtatur ambientet e këtij subjekti, për lojëra fati.
Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 5 celularë, tavolina e lojës dhe zaret.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Zaret”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: 31 vjeç, 52 vjeç, 38 vjeç dhe 41 vjeç.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 58 vjeç.
Gjatë operacionit, 4 shtetasit e arrestuar u kapën në flagrancë duke luajtur, me zare, në lokalin në pronësi të shtetasit në lagjen nr. 8 Korçë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Hajde operacion policor hajde. Nuk paska pune tjeter policia. Nese po, shkurtoni numrin e policeve. Me zara lerni policine bashkiake te merret.
Ky eshte shtet….Ky eshte lajm bomb…!!
Ky eshte shtet….Ky eshte lajm bomb…!!
Po cfar Korce more Keto lloj lojrash te fatit gelojne kudo. Shkoni ne Permet dhe dote gjeni si luhet me llotot e sportit ne menyre te fshehte . Ai qe i drejton eshte nen prefekti dhe kryetari i Parise socialiste. Te githe e dine,edhe nga policia dhe mbajne sehir. SPAK kete duhet te hetoje,por me duket se bashkepunojne. Nuk thone kot eshte qelbur peshku nga koka.