U përplas kur po kalonte rrugën, humb jetën 22-vjeçarja në Durrës

21 Qershor 2023, 21:50Kronika TEMA

U përplas kur po kalonte rrugën, humb jetën 22-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e ish-Kënetës në Durrës. 22-vjeçarja Erisa Aliaj ka qenë duke kaluar rrugën dhe një makinë me shpejtësi e ka aksidentuar.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa e ka hedhur të renë në anën tjetër të trotuarit. 22-vjeçarja është dërguar në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë.

Policia njoftoi se ditën e sotme ajo ka ndërruar jetë.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin. Ai quhet Indrit Uka, 24 vjeç. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.

2 Komente

  1. a
    aleks

    u prefte ne paqe, kjo engjell, po ky mesuesi turkoshak perse shkruan turqisht, ky analfabet otoman, ptuuu

    Përgjigjjuni
    1. a
      aa

      mesues qe te perjashtohet direkt nga puna eshte. mbase do te perdor fjalen kofsh vend e pa vend....

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje