Vajza e videos me Safet Gjicin pritet të marrë statusin e të penduarës

21 Qershor 2023, 19:40Kronika TEMA

Vajza e videos me Safet Gjicin pritet të marrë statusin e të

Alma K., vajza që filmoi momentet intime me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, pritet të merret në mbrojtje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të kthehet në dëshmitaren kryesore të procesit penal që ka nisur në SPAK.

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar dosjen për dy vepra penale si ajo e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv i funksionarit publik” në këmbim të përfitimeve seksuale, ndërsa sipas “Ora News”, asaj i është bllokuar pasaporta, duke vendosur një masë të përkohshme të daljes së saj jashtë shtetit.

Grupi hetimor që po ndjek dosjen ka bllokuar dhe aparatin e telefonit të saj, me qëllim ekzaminimin e bisedave të Alma K.,në rrjetet sociale dhe aplikacione të ndryshme që mund të ketë zhvilluar me persona të tretë për këtë çështje. E përveçse kanë marrë pamjet e kamerave të sigurisë në Bashki, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë marrë në pyetje disa punonjës të bashkisë Kukës, të cilët kanë konfirmuar prezencën e Alma K., në ambientet e bashkisë, pikërisht në datën 6 qershor 2023.

Në pyetje rezulton të jetë marrë dhe nën/kryetari i bashkisë Kukës, Granit Gjana, i cili është personazhi i tretë i video-skandalit, dhe personi që merr kontakt me Alma K., duke administruar dokumentacionin e plan-projektit për sterilizimin e qenve të rrugës.

Deri më tani raportohet se Gjana ka pranuar se sipas udhëzimit që i dha kryetari i Bashkisë, Safet Gjici, ka pranuar dokumentacionin e Alma K., për planin e ndërtimit të qendrës së sterilizimit dhe kastrimit të qenëve të rrugës. Por theksoi se plani ka mbetur vetëm në letër, pasi ende një shërbim i tillë nuk ishte diskutuar në këshillin bashkiak.

Pritet të merret në pyetje edhe Astrit Cengu, ky i fundit anëtar i Këshillit Bashkiak Kukës. Kjo pasi në ditën e betimit të Gjicit, në mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë Kukës, mes tij dhe Cengut ka pasur një përplasje verbale dhe madje kërcënime për publikimin e materialeve komprometuese, e gjitha e diskutuar para anëtarëve të tjerë të Këshillit Bashkiak.

Sipas dëshmitarëve, Safet Gjici i ka kujtuar Astrit Cengut se i disponon një dosje voluminoze dhe që mund ta përdorte kundër tij në çdo rast. Ndërsa nga ana tjetër, Astrit Cengu, i ka kujtuar Gjicit se nuk kishte çfarë t‘i bënte pasi dhe 4 ditë ishte në krye të bashkisë, pasi në publik do të dilte një video komprometuese me përmbajtje seksuale. Ç'ka tregon se ka qenë në dijeni të video-filmimit. 

Më 16 Qershor u publikua video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët. Ai fajësoi vajzën në video, për të cilën tha se e kishte të dashur prej kohësh. Përveçse pretendoi se i kanë bërë kurth, ai tha se kishte tradhëtuar besimin e qytetarëve të Kukësit që e kishin votuar për mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë. Me shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut, pritet që edhe në Kukës të zhvillohen zgjedhje të reja. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ende s'ka reaguar për skandalin në fjalë./Dosja.al

5 Komente

  1. I
    Idjoti

    Disa here me rradhe perdoret fjala "vajze" per kete baxhelle. Ajo eshte nene sepse ka femije, pra nuk eshte vajze, bga statusi shoqeror. Edhe po te ishte vajze, asaj nuk i takon ky emer i bukur shqiptar. Per te mund te perdoren shume emra si baxhelle, kurve, prostitute e deri tek grua, femer, mashtruese etj. Ju lutem mos perdhunosni fjalen "vajze".

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trapajane hesapi

      Une nuk shoh korrupsion Pasi per perfirime.jo.Seksi ne zyre duhet ndare nga korrupsionin,persa i perket bashkise.Veprimi i saj per ta shtrire ne korrupsion ngarkon kurven me pergjegjesi,sepse dhuroi rrocken dhe gojen per qe korruptuar.Nenkeyetari i Bashkise i mori per ti vene ne rradhet ne keshillit bashkiake dhe ndaj ketij keshillit nuk Ka presion sepse mbledhja nuk eshte bere,se dokumentat nuk Kane hyre akoma ne tenderim,ne komisionin perkatese.Pra qellimi i saj u realizua vetem sa i perket aktit te kryer seksual.Ndersa per korrupsionin eshte kjo qe mund te ngarkohet me pergjegjesi ligjore,Pasi ajo Ka kryer aktin e kirrupsionit aktiv mbetur ne tentative.Sa i perket pendeses,ndaj saj nuk mund te pranohet ky status Mbrojtja ,per hir te femijes mund Edhe ti jepet.Por denimin sipas ligjit,me rrethane lehtesuese femijen autik po'.Por Masa me vendim gjukate duhet ti jepet dhe Ceshtja te shtrohet te organizzatorit qe e Kane futur ne loje Duke e poshteruar.Vetem se ajo nuk e Ka veprim te pare.Nje veprim te Tille Ka bere Edhe me nje mjeku ne Spitalin e durresit,kur Ka punuar si infermiere.Po keshtu me Genc Alizotin qe vdiq nga turpi Pra Ka dhe pergjegjesi per nje vetevrasje te shkakruar prej saj.Ceshtja eshte shume serioze dhe me implikune te shumta,te cilat duhen hetuar.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dashnori

        Sa fantastik qe jeni ju te Temes. Deri dje i nxorret fotot te gjitha, tani "do merret ne mbrojtje" dhe e beni blurr. Dava loqesh

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Do pendohet dhe nuk do jetë më prostitutë me administratën shtetërore,apo nuk do jetë prostitutë në përgjithësi ? Na sqaroni për ne injorantët e sektorit specifik.

          Përgjigjjuni
          1. z
            zalli

            Edhe per nje polic hajdut te Qarkullimit,Z,Rama do japi shpjegime!e zeza mbi te bardhe,"Partia Socialiste nuk eshte strehe e as avokate per tu mbrojtur nga paligjshmeria",

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje