E rëndë, 32 vjeçari ekzekuton tre djemtë e tij

21 Qershor 2023, 16:28Kronika TEMA

E rëndë, 32 vjeçari ekzekuton tre djemtë e tij

Një 32 vjeçar amerikan akuzohet se ka vrarë tre djemtë e ij të mitur.

Mediat amerikane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur një javë më parë në Ohio ku është 32-vjeçari Chad Doerman fillimisht i rreshtoi në oborrin e shtëpisë së tyre dhe më pas i qëlloi me pushkë tre djemtë e tij 7, 4 dhe 3 vjeç.

Ndër të tjera thuhet se një ditë para vrasjes autori kishte postuar foto me tre djemtë e tij në Facebook.

Ndërkohë në momentin e vrasjes një nga djemtë kishte tentuar që të arratisej por ai e ka ndjekur nga pas dhe e ka vrarë para nënës dhe njerkës së tij.

Pak kohë më vonë, policia mori një telefonatë nga një grua që qante dhe bërtiste në telefon “fëmijët e mia kanë vdekur”. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar 32-vjeçarin teksa trupat e tre djemve të vegjël ndodheshin në oborr.

“Ky është deri tani krimi më rrëqethës dhe më i tmerrshëm që kam parë ndonjëherë. Unë vetëm nuk  mund ta imagjinoj terrorin që këta djem të vegjël ndjenin dhe përjetuan ndërsa babai i tyre, mbrojtësi i tyre, i vrau”, tha i tronditur Prokurori i Qarkut Clermont, Mark Teculve.

Dokumentet e gjykatës thonë se Doerman “rrëfeu vrasjet dhe deklaroi se ai kishte planifikuar vdekjen e djemve të tij për disa muaj”.

5 Komente

  1. E
    Eri

    I cmendur, pse s'ia fute vetes me mire?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

      Tourkotsamis.....

      Përgjigjjuni
      1. Vjosa.al

        Nje shenim per albanofobet shqiptare, perfshire korifenjte e mediave dhe te shoqerise civile, qe rendin pas kronikes se zeze te shqiptareve dhe vjellin akuza dhe monstruozitete pa fund per kinse egersine, prapambetjen, maskinalitetin, malokerine, kanunoret, e te tjera e te tjera te shqiptareve, sidomos te burrave shqiptare. Shikoni se si krimi, perfshire krimin brenda familjes dhe ate pa asnje lloj kuptimi apo shpjegimi, se si vaniteti, absesioni dhe pasojat e tmerreshme te semundjeve mendore ndodh kudo ne bote, ne Lindje dhe ne Perendim, ne vende te zhvilluara apo te prapambetura dhe nuk ka te beje me te qenit shqiptar apo i ndonje kombesie tjeter. Madje mund te themi se disa lloje krimesh qe bejne kerdine ne Perendim nuk jane frekuente ne shoqerine tone edhe per shkak te lidhjeve dhe traditave te forta te familjes shqiptare. Pra, dua te them, jeni te lire te denonconi cfaredo lloj krimi dhe monstruazitesh shqiptare, ti denoni ato, te punoni dhe bertisni per ti reduktuar ato dhe per te ndihmuar viktimat e ketyre krimeve, por mos u vini atyre emra dh identikite shqiptare, mos peshtyni mbi identitetin dhe integritetin e bashkekombesve tuaj. Sepse, nder te tjerash, cfaredo deklarimesh dhe patetizmash qe te deklaroni ne studjo televizive, ne artikuj e shkrime ne gazeta apo portale, ne mediat sociale apo ne bllogje, nxirrja dhe poshterimi i shqiptareve ne keto faqe, nuk ju cben juve te qenit shqiptar, ju nxin edhe juve po aq sa ata qe ju i tregoni me gisht si kriminele me damke shqiptare.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bashkimi

          Pse i nxirni këto lajme...?kemi plot nga tonat..

          Përgjigjjuni
          1. K
            Klaus Shaba

            Mos u nxitoni se kjo mund te jete edhe pasoje e vaksines covid 19. Se vaksina ka nano teknologji dhe ta ben trurin si robot. Ky mund te jete nje test qe kane bere per ta komanduar kete burrin qe te vrase ca ti dali perpara. Kjo do vertetohen ne muajt qe do vijne. Nese do kete shume raste si ky ath vertetohet kjo ide. Kete mund ta shikoni ne librin tim te fundit: versioni shqip: The Great Siklet ..... ose ne amazon ne versionin anglisht the Great Reset

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje