
Prokuroria e Durrësit zbarkoi sot në kampin e MEK, kurse SPAK ka në dorë dokumente me rëndësi për aktivitetin e dyshimtë të muxhahedinëve.
Rrjeti i serverave të sekuestruar në bazën e MEK në Manzë, dyshohet se është përdorur për sulmin kibernetik ndaj Ministrisë së Jashtme të Iranit dhe Bashkia e Teheranit. Vendimi i gjykatës urdhëroi kontrollet në kampin e muxhahedinëve. Ndërkohë 6 anëtarë të këtij komuniteti në moshë të thyer, u proceduan për kundërshtim me dhunë të policisë gjatë zbatimit të vendimit të gjykatës.
Anëtarët e MEK dyshohet se kanë kryer sulme dhe ndërhyrje të paligjshme kompjuterike jashtë Shqipërisë, nga baza e Manzës në periudh 2002-2023, duke u bërë shkak për kërcënime të vazhdueshme nga Irani në drejtim të vendit tonë. Episodi i parë i dyshuar është sulmi ndaj Ministrisë së Jashtme të Iranit të cilës në maj 2023 i janë kopjuar 210 faqe materiale dhe të dhëna prej 50 TB (terrabajt). Ky akt, sipas publikimeve në internet është kryer nga grupi i vetëquajtur “kryengritja deri në përmbysje”. Një tjetër episod, është ai i sulmit kibernetik ndaj bashkisë së Teheranit, dhe sistemit të kamerave rrugore atje, në vitin 2022, që dyshohet se është kryer nga MEK. Faqe të kontrolluara prej tyre, kishin bërë publike dokumentat dhe video nga trafiku rrugor në qytet te hackeruara dhe policia shqiptare e ka zbuluar duke fillura keshtu hetimet.
Sulmet e rregjimit te Teheranit ndaj Shqiperise jane bere para se MEK te kunderpergjigjej .Mbeshteteni MEK deri ne rrezimin e mullaheve.vetem pararoja ruse ne Shqiperi, ne radhe te pare gazetaret e paguar si zheji perhapin propoganden e mullaheve ndaj MEK.
Ne MEK ka te inflirtuar qe ushtrojne veprimtari te paligjshme gje qe nuk lejohet pasi ketu jane strehuar jo per te kryer spiunazh apo veprimtari politike por vetem humanitare dhe jo te ngrene krye kundra ligjeve tona apo marveshjeve qe ata kane firmosur perpara se te strehoheshin ne Shqiperi. Ambasadorja Amerikane pershendeti dhe mbeshteti kete aksion te policise Shqiptare gjithashtu te njejtin qendrim mbajti dhe Departamenti Amerikan i Shtetit dhe e lane ne dore te qeverise Shqiptare vendimin dhe qendrinim e metejshem karshi tyre. Une do isha shume dakort qe kjo fare e poshter te zhdukej nga vendi yne sa me pare te jete e mundur.