U plagos duke punuar tokën kur shpërtheu granata, 45-vjeçari: Nuk e mora vesh si plasi

20 Mars 2023, 09:20Kronika TEMA

U plagos duke punuar tokën kur shpërtheu granata, 45-vjeçari:

Olsi Elezi është 45-vjeçari i cili u plagos në këmbë teksa po punonte tokën me bel kur shpërtheu granata në Librazhd.

Ai u shpreh se ishin 4 persona duke punuar tokën kur ndodhi ngjarja, ndërsa nuk e mbante mend nëse kishte punuar atë pjesë të tokës më parë.

“Ishim duke punuar plasi, nuk e mora vesh si plasi. Ishim 4 veta duke punuar me bel. Ishte toka e shtëpisë.

Nuk e mbaj mend nëse kemi punuar më parë aty”, deklaroi ai teksa po merr trajtim në spital ndërsa duket që është ende në gjendje shoku.

 

 

Lini një Përgjigje