Në mesdite një ngjarje e rëndë u regjistrua në Fshatin Kakavec në Prrenjas, ku një burrë dhe dy gra që ishin duke punuar tokën u plagosën për shkak të shpërthimit të një granate të vjetër.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa për ABC News, ka folur nipi i të plagosurve i cili shprehet se ata kanë qenë duke punuar kur granata aty pranë plasi.
Ai shtoi se lëndimet që kanë marrë nuk kanë qenë të rënda, por sipas burimeve të ABC News një nga gratë është në gjendje të rëndë.
Po ashtu për ABC News ka folur edhe Kasem Bishtogu, i cili ka marrë lëndime më të lehta dhe është shtëpi, ndërsa ka treguar plagën që ka marrë në këmbë.
Qe ka rrota kari ka, plot por rrote kari qe granaten t'a marre per gure nuk kishim degjuar.