Radjol Hatia, një 25-vjeçar shqiptar është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Kurërës në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u kap duke u kujdesur për bimët narkotike në një “shtëpi bari”.
Në deklarimet e dhëna përpara gjykatës, Hatia tha se kishte gjashtë javë që kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe kishte nisur punë në “shtëpinë e barit” për të shlyer borxhin që kishte marrë për të emigruar në mënyrë të paligjshme me kamion.
25-vjeçari shqiptar u kap duke u kujdesur për 400 bimë kanabisi në një plantacion lëndësh narkotike me llampa.
Prokurori Jim Davis tha se vlera e mundshme e drogës u vlerësua të jetë midis 48,000 dhe 182,000 £.
25-vjeçari u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të kontrolluar të klasit B. Gjykata dëgjoi se ai nuk kishte dënime të mëparshme dhe dha një dënim prej 1 viti burg.
po lishe shkerdhy noj grek ne bythe dhe kishe fitu parat e borxhit mor djal
Po punë nuk ka për ty mor plerë? Ptuu! Kafshë.
po pasi te lante borxhin cdo bente ,do gjente pune normale tek starbucks waiting tables? hahah sdine as te genjejne ....