Tenderi 3 mln euro, zbardhet dëshmia e kryebashkiakut të Bulqizës para gjykatës

18 Mars 2023, 11:26Kronika TEMA

Tenderi 3 mln euro, zbardhet dëshmia e kryebashkiakut të Bulqizës

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka dalë paraditen e sotme para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij.

TemA ka siguruar ka zbardhur pjesë nga dëshmia e Allës.

“Në gjykimin tim, më mirë të më thonin hap krahun, se sa të bëhen këto gjyqe politike”, mësohet të ketë thënë ai gjatë seancës.

Ndërkaq, vijon seanca për verifikimine masës së sigurisë ndaj Allës dhe zyrtarëve të tjerë bashkë me përfaqësuesit e firmave private.

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është vënë pranga me urdhër të SPAK me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK sqaron se është arrestuar edhe nënkryetari i bashkisë dhe 9 persona të tjerë të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”.

Shkelja e zyrtarëve të bashkisë ka të bëjë me një tender prej 3 mln eurosh për Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ, Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë.

 

1 Komente

  1. sapa

    Po lirohen prape nga berberet (ata qe te rruajne menderen)e Spakut!Keshtu qe keto lajme jane opium per popullin dele!

    Lini një Përgjigje