Identifikohet dhe shoqërohet në komisariatin e policisë, shtetasi A.V. i cili postoi pak ditë më parë një video në rrjetin social “TikTok” duke ecur me makinë në një shpejtësi prej 305km/h.
I riu është gjobitur nga policia me 100 mijë lekë të reja. Gjithashtu policia i ka bllokuar mjetin tip “Lamborghini” me të cilin udhëtonte.
I riu postoi në rrjetin e tij social një video ku shihej teksa udhëtonte në tunelin e Kalimashit me një shpejtësi më shumë se 300Km/h.
Videoja e tij u bë virale pak ditë pas aksidentit tragjik ku humbën jetën 3 persona tek rrethrrotullimi i TEG-ut.
Shkak i aksidentit të rëndë u bë shpejtësia tej normave të lejuara.
Njoftimi i policisë:
Qarkulloi me shpejtësi 305km/h, në tunelin e Kalimashit, Policia Rrugore e Tiranës identifikon dhe bllokon automjetin “Lamborghini”.
Shoqërohet në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. V.
Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip “Lamborghini” me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat.
Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon gjithashtu për ndalimin e publikimeve që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore.
Skam qen un thon . Ne video bojn si karderra . Un kam nje ide per kto tipa te marin noi zezak me hajdar te madh e ti perdhunoje ne video e ta shohin te gjithe ne tik tok
Nuk eshte Lamborghini por eshte Porsche
100000mij lek kushton nje jeta njeriu sipas policise,ky i papergjeshem ka hak burgun
Hiqini perjete patenten dhe denojeni!
Mire mor mire , ndaj ketij personi duhet te merren masat me te rrepta si p.sh, gjobe e rende , pezullimi i patentes edhe I te drejtes se saj, por ç'eshte ky ligj komunist i bllokimit , sekuestrimit bile i konfiskimit te makines per ngjarje te tilla?! Makina eshte prone PRIVATE . Ajo eshte prone si shtepia . Makina eshte p.sh. e imja ,te cilen e merr vellai im e ben budallalleqe te tilla ose vepra penale si droge etj. Merreni fajtorin e kalbeni ne burg dhe pas verifikimeve, makinen çojani atij qe e posedon . Sepse sipas kesaj praktike policore , n.q.s.nje njeri ben nje veper penale ne shtepine e tij ku i gjendet droge , arme apo ka rrembyer e vrare ndonje njeri , atehere duhet t'i kofiskohet shtepia si ne kohen e komunizmit...
Drejtuesit e policise, nese ky i ri larg qofte humbet jeten apo shkakton viktima te pafajshem ne ndonje aksident automobilistik, jo vetem te shkarkohen por te shkojne edhe ne BURG sepse nuk e cuan per gjykim kete person qe shkeli rregullat e qarkullimit por u mjaftuan vetem me nje gjobe dhe sekuestrim makine.Ky person eshte i rrezikshem perseri . Ky duhet gjykuar dhe ti hiqet patenta per 10 vjet .
Ai meriton ndjekje penale, desh mori më qafë të tjerët.
Do ketë patentë të huaj se nuk ka asnje mundesi që tja hedhe vetem me nje gjobe