U arrestua 8 ditë pasi lindi foshnjën, nëna lehonë rrëfen ditët në burg: S'e përballoja dot, kam qarë ditë e natë! Më thanë s'duam t'ia dimë që sapo ke lindur

18 Mars 2023, 11:16Kronika TEMA

U arrestua 8 ditë pasi lindi foshnjën, nëna lehonë

Diana Bahçja është akoma e tronditur nga arrestimi dhe shkëputja nga fëmija vetëm 8 ditë pasi kishte lindur. Ajo tregon se në qelite e burgut vetëm ka qarë dhe ishte e ndarë nga gratë e tjera.

“Për mua ishte shumë e vështirë të qëndroja larg fëmijës. Nuk e përballoja dot. Mëzor kam qëndruar atje, duke qarë ditë e natë.

Djalin e gjeta mirë, ishte kujdesur burri e vjehrra. Në burg kam qëndruar vetëm. Nuk jam bashkuar me gratë e tjera. Ditët në burg kanë qenë shumë të vështira”, tha ajo.

Nëna lehonë rrëfen se ndonëse edhe në Drejtorinë e policisë Shkodër edhe në kryeqytet kishte thënë që sapo kishte lindur askush nuk ka marrë parasysh këtë fakt, duke treguar moskokëçarje.

“Në qeli kisha dhimbja trupi. Infermieret u kujdesën për mua. Më thonin je e dënuar 1 muaj e 10 ditë, ata të Tiranës më thanë 1 muaj e 20 ditë.

I thashë që sapo kam lindur, ata thanë ‘nuk duam t’ia dimë. Thjesht je e dënuar. Do vijnë policia e Tiranës të të marrë’. Qëndrova në Shkodër 3-4 orë, pastaj erdhi policia e Tiranës të më marrë.

Policia e Tiranës s’ka folur fare. Në burg s’thanë asgjë, thjesht heshtën. Unë nuk kam qenë në dijeni as për gjobën apo dënimin, thjesht kanë ardhur në shtëpi të më marrin”, tregon Diana.

Diana Bahçja ishte dënuar për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por tha se ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën. Pavarësisht pretendimeve të tij, Diana u dënua nga Gjykata e Tiranës në qershor të vitit 2022, ndërsa vendimi u ekzekutua nga Policia më 7 Mars të këtij viti.

Në procesverbalin e oficerit gjyqësor që e kishte firmosur dhe e dënuara thuhej se “gjyqtarja Ardiana Bera me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi vendosi zëvendësimin e dënimit nga gjobë 250 mijë lekë në 1 muaj e 20 ditë burgim për akuzën “Braktisja e fëmijës”, parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

Ditën e djeshme u lirua nga qelia me vendim të gjyqtarit Ardit Mustafaj, me kushtin për të paguar gjobën. 

2 Komente

  1. P
    Parruca

    Te lire ne miell dhe te shtrenjte ne krunde. Kjo eshte zhdrejtesia shqiptare. Kur vjedh qindra milion euro, vret njerez para kamerave, ngre nje afere korruptive dhe hedh ne ere nje fshat te tere, kur paguan miliona euro nga buxheti i shtetit per inceneratore fantazem etj, etj, nuk te hyn gjemb ne kembe. Ama po vodhe nje pule, po le gjoben pa paguar, po qe se rregullon tjegullat e catise tende, po vodhe energjine per te ngrohur cullat atehere dora e rende e drejtesise bie mbi ty. Gjykatesi dhe prokurori te tregojne Ligjin, policia zbaton urdherin se dhe po te doje te beje dicka nuk ja lejon Ligja. Kur drejtesia ti mbylli ne burg trafikantet, kur ti hedhi celesat ne det qelive te politikaneve vrases dhe hajdute, kur te pastroje veten nga banditet me pelerine gjykatesi, atehere le ti fusi ne burg dhe ata qe hapin nje dritare ne shtepine e tyre apo suvatojne murin, apo s’kane paguar gjobat. Po deri atehere keta gjykates le ta mbyllin gojen e ndyre se qelben gjithe Shqiperine me eren qe u vjen vendimeve te tyre.

    Lini një Përgjigje