Prokuroria e Përgjithshme e Ekuadorit ka kryer kontrolle në 2 provinca pasi dyshohej për një strukturë që lëshonte viza të parregullta për shtetas të huaj, përfshirë këtu edhe shqiptarë.
Në total, pesë bastisje u kryen në provincat El Oro dhe Guayas.
Pas kontrolleve u zbulua se struktura e supozuar jepte viza në mënyrë të parregullt kundrejt parave.
Prokuroria Publike nuk ka dhënë detaje nëse ka arrestuar të dyshuar në kuadër të hetimeve.
Lini një Përgjigje