U raportua si i arrestuar, sekretari i Bashkisë Bulqizë ‘troket’ gjatë gjyqit: Ja ku jam, e mora vesh nga mediat

18 Mars 2023, 13:47Kronika TEMA

U raportua si i arrestuar, sekretari i Bashkisë Bulqizë

Një fakt interesant u zbulua në seancën për rivlerësimin e masës së sigurisë për të arrestuarit për shkeljet me tenderin e ujësjellësit në Bashkinë Bulqizë.

Njëri prej personave që ishte raportuar nga SPAK si veprim i ekzekutuar për arrestimin nga policia, në fakt nuk ishte kështu.

Leonard Daçi, sekretar i përgjithshëm, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, u paraqit befas në GJKKO rreth 2 orë pas nisjes së seancës.


Arrestimi nga SPAK/ Lefter Alla akuza Ballukut: Më mirë të më thonin 'hap krahun'
Ai erdhi i shoqëruar nga avokati Arben Peci, ku trokiti në dyert e sallës duke vënë në dijeni trupën gjykuese se ishte një nga të pandehurit e dosjes, dhe ndaj tij ishte marrë në mungesë masa e sigurisë "arrest me burg".

E teksa ishte në banesë pretendon ai, dëgjoi emrin e vet që përmendej në media si një nga të arrestuarit, por në fakt ai ndodhej në Tiranë.

Daçi njoftoi avokatin duke i kërkuar mendim, i cili i sugjeroj të paraqitej në gjykatë. Aktualisht Daçi ndodhet brenda sallës së gjyqit, por ai u la të vlerësohet në një moment të dytë pas bërjes së procedurave.

2 Komente

  1. H
    Hasoni

    Çudirat e rilindjes zyrtarisht ne burg tjetri tu pi birra ne tiron në shpi tvet qj ca shtet bananesh

    1. S
      Syri

      Q.m...çudirat e rilindjes s'paskan fund po nuk ju vjen turp ore po lat nam ...o gazeta Tema ju jeni më barbona se rilindja vetë se po i mbështesni... përfundimisht ky vend me këta barbona është futur në një depresion pafund e pashpres

      Lini një Përgjigje