Daily Mail: “Narcosi” shqiptar që po mbyt Britaninë me kokainë latine. Ta sjellin kokainën më shpejt se pica

18 Mars 2023, 18:08Kronika TEMA

Daily Mail: “Narcosi” shqiptar që po mbyt Britaninë me

“Bandat gjakatare shqiptare të drogës që dërgojnë kokainën në qytetet britanike më shpejt se shpërndarësit e picave”. Kështu e titullon dokumentarin e saj media Daily Mail, që raporton mënyrën se si mafiozët shqiptarë kanë marrë kontrollin e trafikut të drogës nga Amerika Latinë për në Mbretërinë e Bashkuar. 

Sipas tabloidit, Sipas kësaj medie, në Ekuador jetojnë rreth 4 mijë shqiptarë.

Tregu i kokainës në Mbretërinë e Bashkuar shkon deri në 2 miliardë paund me gati 1 milion përdorues, ndërsa numri i vdekjeve të lidhura me kokainën është rritur 7-fish në vetëm një dekadë. Hetimet e Agjencisë Kombëtare të Krimit kanë treguar se grupet kriminale të organizuara nga shqiptarët po kontrollojnë tregun e kokainës në pjesën më të madhe të Britanisë, me përjashtim të Merseyside, ku vendasit janë ende në krye, raporton Daily Mail.

Tani, këta baronë droge kanë marrë kontrollin e shpërndarjes së drogës nga Ekuadori, aty ku janë përfshirë në një betejë të përgjakshme me kartelet lokale. Aktualisht, shqiptarët kanë marrë nën kontroll zonën bregdetare në Brighton and Hove, aty ku futet kokaina në Britani.  Një figurë misterioze e krimit nga Shqipëria, të cilit i janë bërë të ditura vetëm iniciale, thuhet se është në krye të një rrjeti trafikantësh droge që furnizojnë me kokainë shtresën e mesme dhe studentët në Britani.
Prodhimi global i kokainës ka arritur nivele rekord pas rikthimit të normalitetit nga pandemia.

“Kokaina nga Ekuadori në Mbretërinë e Bashkuar futet me anë të kontejnerëve të cilët zakonisht zbarkojnë në portet e Roterdamit ose Antëerp, ku ka pasur edhe aty një rritje të madhe të krimit të lidhur me bandat e drogës”, shkruan ndër të tjera Daily Mail.

4 Komente

  1. M
    Monika Putanova

    Mediat fashiste angleze duan te heqin vemendjen nga deshtimi total i qeverive konservatore ne ekonomi sidomos pas Brexit dhe cdo dite shkruajne kunder shqiptareve.

    1. P
      Phoenix

      E lane propaganden me gomone Shqiptaresh, tani filluan me kokaine Shqiptaresh.

      1. L
        Landi

        E mbytem evropen me drog kriminalitet trafiqe prostituta. Ne qe e mbajme veten ler komb i lashte e me nder. O sa turp

        1. D
          Drejtesia e munguar

          Janë djem të gjallë e shumë punëtorë.... të marrin gjak në vetull për punën. Pa pa pa.... milionera në 5 ditë, pa mbaruar java akoma. Ne të tjerët që jemi të varfër por dhe shumica duhet të nxjerrim një ligj që ata që merren me shitje e transportim kokaine dhe helme të tjera si kjo të varen në litar.

          Lini një Përgjigje