Efektivi i Policisë Altin Morina, i cili u arrestua me 113 mijë euro në makinë rezulton të jetë i përjashtuar edhe me herët nga radhët e policisë, por kanë qenë gjykatat ato që e rikthyen në detyrë.
Report TV disponon vendimin e Gjykatës së Lartë të dhënë në dhomë këshillimi vetëm një muaj më parë në 2 shkurt 2023, duke rrëzuar rekursin e Policisë dhe duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit që e riktheu në detyrë dhe detyroi policinë ta dëmshpërblente Morinën me 8 paga.
Në vendimin e gjykatës thuhet se paditësi Altin Morina ka qenë punonjës i Policisë së Shtetit, me detyrë specialist taktike në Seksionin e Operacioneve dhe Trajtimit, në Komisariatin e Policisë Tiranë.
Ndaj tij ka filluar procedimi disiplinor pasi ka shkelur nenet 60 dhe 62 të ligjit Për Policinë e Shtetit” si dhe nenin 11, pikat 5, 6 dhe 12 të Rregullores së Disiplinës së Policisë për (ushtrim dhune dhe moszbatim të urdhrit të eprorit). Për këto arsye me datë 06 janar 2015, Drejtorit i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në atë kohë, Artan Didi i ka dhënë masën disiplinore “Përjashtim nga Policia” vendim i lënë në fuqi edhe nga Komisionit të Apelimit, datë 02 shkurt 2015, që e ka konsideruar të motivuar masën disiplinore.
Morina në atë kohë i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë e cila 11 shkurt 2015 ka vendosur “Pranimin pjesërisht të kërkesë së Altin Morinës dhe detyrimin që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë t’i paguajë 8 muaj paga dëmshpërblim për përjashtim të paligjshëm nga policia.
Por ky vendim është ankimuar nga efektivi në Gjykatën Administrative të Apelit, e cila më 01 tetor 2015, ka shfuqizuar edhe vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm për përjashtimin e Morinës dhe ka lënë në fuqi detyrimin për ti paguar 8 paga. Policia ka bërë rekurs kundër Apelit Administrativ. Por ishte po Policia e Shtetit që në datë 30 dhjetor 2022 ka hequr dorë nga rekursi. Dhe në këto kushte Gjykata e Lartë në 2 shkurt të këtij viti vendosi rrëzimin e rekursit duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit.
Më 14 Mars, efektivi i RENEA-s Altin Morina u arrestua në zonën e Kodrës së Diellit teksa po lëvizte me automjetin tip ‘Audi’, brenda së cilës kishte shumën e parave dhe 4 celularë që u sekuestruan në cilësinë e provës.
Para trupit gjykues ku iu caktua masa e sigurisë ‘arrest me burg’, deklaroi se paratë ia mora një biznesmeni 20 minuta para arrestit për problemet e tij personale. Në seancën gjyqësore, Morina tregoi edhe emrin e biznesmenit të ndërtimit duke shtuar se ka dokumentacionin por nuk e dorëzon pasi e ka në dorë prokuroria për t’i vërtetuar. Efektivi i RENEA-s theksoi se është i gatshëm për bashkëpunim me drejtësinë.
Celularët e sekuestruar do të vërtetojnë nëse është i përfshirë në trafikun e drogës me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan pasi ka dyshime të forta se ka lidhje edhe me grupin e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt./ Shqiptarja.com
Kliko këtu për të lexuar vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit
Hahahahahaha Polic, makin te shtrejte, 113 euro pare te thata ne makin, do e gjejne nje gjykates te korruptuar dhe do kthehet ne polici. Normale.
Noc Rroku ne fakt ka plot te korruptuar ne polici dhe kudo sepse keta "te fortet" qe duhet te jene ne cdo moment ne sherbim te popullit merren me pune te pista. Ka dhe nga ata qe "mbrojne" lokalet nga bandat dhe sigurisht paguhen. Sa do qe merren masa per keta bashkepunetoret e krimit do kete persona qe te joshur nga parate do abuzojne me detyren dhe do ingranohen ne boten e krimit. Raste ka plot dhe nuk eshte nevoja te permendim ketu.
Sa te jen gjysma e gjyqtarve maloket e sales te plepave kshu do shkoj kjo pun ktu ne kte vend muti .
Edhe policin e rilindjes ja ngjite Sales.lumi ti per men.
Ky njeri eshte turp per policine! Ka policë qe rrezikojne jetet e tyre ne sherbim, per tu tradhetuar me pas prej nje plehre te tille...ky njeri të shet tek paguesi më i parë!!!Plehra mban kjo toke...