Në pranga 168 policë, raporti i AMP: Shumica për korrupsion e shpërdorim detyre

19 Mars 2023, 17:30Kronika TEMA

Në pranga 168 policë, raporti i AMP: Shumica për korrupsion e

Agjensia e Mbikqyrjes Policore publikon raportin vjetor të vitit 2022 për efektivët e arrestuar, të proceduar, si dhe llojet e ankesave që qytetarët kanë bërë ndaj tyre.

Referuar të dhënave të kësaj agjensie, nga janari deri më dhjetor janë arrestuar 168 punonjës policie.

Krahasuar me vititin 2021, janë arrestuar 80.6% më shumë.

Pjesa më e madhe e tyre janë me vendim gjykate, të hetuar për korrupsion, shpërdorim detyre, mosveprim e veprime arbitrare.

Gjatë vitit që lam pas, hetimi disiplinor nisi për 58 efektivë, nga të cilët 42 të nivelit zbatues, 14 punonjës të nivelit të parë drejtues, e më pak për nivelet e tjera.

Sipas të dhënave, numrin më të lartë të ankesave që qyqytarët kanë bërë, janë për policinë e Rendit dhe Sigurisë Publike, me 826 ankesa. Pasohet nga Policia Rrugore me 589 ankesa, 429 për hetuesit e krimeve, e më pak për sektorët e tjerë.

Ndërsa numrin më të lartë të shkeljeve të raportuara pranë Agjensisë së Mbikqyrjes Policore e mbajnë gjobat e padrejta të vendosura nga Policia Rrugore për shkelje të Kodit Rrugor. Janë raportuar gjithsej 612 raste për këtë gategori, duke u pasuar me ankesat për efektivët që kanë kryer veprime arbitrare dhe ata të cilët kanë shkelur procedurat standard./abcnews.al

3 Komente

  1. A
    Aleksander

    Polic barkderra, injorant dhe nuk njohin rregullat e komunikimit me qytetarin. Mbi te gjitha ne muajn gusht ne Shengjin Lezhe.

    1. S
      Student

      Me drejtues hajdute e te korruptuar, me beshkepunetore te krimit e droges nuk vendoset rend. Si ka mundesi we gjithe drejtuesit e larte dhe shoferet e tyre te jene dhe pronare biznesh apo punonjes metatarsal te kene makina te shtrejta? Vjedhinnnnnnnnn tere diten

      1. P
        Pensionisti

        Do te ishte mire te jepeshin te dhena me te plota per keta sharlatane, te cilet nen uniformen e policise se shtetit kane kryer krime dhe shkelje te ligjit, si psh: Sa % e tyre jane rekrutuar ne Polici gjate 10 apo 12 vitet e fundit, sa nga keta jane rekrutuar para kesaj periudhe, cfare kualifikimi kane bere ne karrieren e tyre, sa here jane shperblyer apo ndeshkuar per sherbimet, qe kane bere, nga cilet qarqe jane, sa jane familjare dhe sa beqare, sa femra dhe sa meshkuj etj. Numri i ketyre policeve te arrestuar eshte alarmant! Ne kete sherbim kerkohen njerez, jo bandite, kriminele, apo hajdute e vrases. Kete te dhene e quaj turp te shtetit demokratik sqiptar!

        Lini një Përgjigje