U raportua se humbi jetën në aksident në Itali, shqiptari u godit më kaçavidë nga bashkëatdhetari

19 Shtator 2023, 11:20Kronika TEMA

U raportua se humbi jetën në aksident në Itali, shqiptari u godit

Policia italiane ka zbardhur vrasjen e 47-vjeçarit shqiptar, Ilir Dervashi, për të cilin ditën e djeshme u raportua se humbi jetën në një aksident automobilistik.

Pas kontrollit të parë nga mjekët, u kuptua se shqiptari ishte viktimë e një vrasje. Duke konfirmuar dyshimet e efektivëve, pas ndërhyrjes që u bë, u zbulua se 47-vjeçari shqiptar, para aksidentit, ishte goditur në bark.

Sipas mediave italiane, Dervashi ka gjetur vdekjen pasi është goditur me kaçavidë.


Autori dyshohet se është drejtuesi i automjetit, një tjetër shqiptar i identifikuar si Miri Gurra, 34-vjeç, i cili është arrestuar nga policia.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa hipoteza fillestare është mundësia e një debati mes dy shtetasve shqiptare teksa kanë qenë duke udhëtuar me makinë.

 

1 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Tjeter sumqir turkoshqipfoles kriminel ne black list... allah uakbar

    Lini një Përgjigje